Konkurs
Aplikimi është i hapur për kandidatët e interesuar për pozitën Drejtor/e i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
- Klasa dhe koeficienti i pagës: H4 - koeficienti 13.5
- Kategoria: Nëpunës i Shërbimit Publik
- Numri i kërkuar: Një (1)
- Orari i punës: 40 orë në javë
- Periudha e kontratës: Kontrata zgjat katër (4) vjet, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat.
- Institucioni: Komuna Suharekë
- Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
- Njësia: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë
- Vendi i punës: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Udhëheq punën e përgjithshme të QKMF-së, përcakton objektivat dhe harton planet për realizimin e tyre.
- Garanton ligjshmërinë dhe profesionalizmin e punës në QKMF, në përputhje me dispozitat e Statutit të QKMF-së.
- Në pajtim me politikën shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi të Kosovës dhe strategjinë e kujdesit parësor shëndetësor, i propozon për miratim DSHMS planin e punës dhe buxhetin e QKMF për vitin vijues.
- Mban përgjegjësi për zbatimin e planit të burimeve njerëzore.
- Përkujdeset për drejtimin e përditshëm të procesit të punës.
- Është përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të procesit të punës në QKMF.
- Mbështet zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së.
- Analizon dhe vlerëson cilësinë e shërbimeve shëndetësore që u ofrohen pacientëve, me synim zbatimin e ndryshimeve që rrisin efikasitetin dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimeve.
- Ushtron të drejta, autorizime dhe përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet normative që lidhen me zbatimin e Mjekësisë familjare.
- Koordinon punën dhe bashkëpunon me menaxherët e tjerë brenda institucionit.
- Është përgjegjës/e për zhvillimin e marrëdhënieve të mira me donatorët dhe OJQ-të.
- I raporton Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë në baza mujore dhe vjetore.
- Bën vlerësim të rregullt të stafit që ka nën mbikëqyrje dhe mbështet zhvillimin e tyre përmes trajnimeve, në përputhje me standardet e kërkuara.
- Kryen edhe detyra të tjera zyrtare që i cakton Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë.
Kushtet e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të zotërojë së paku njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i/e aftë për ta ushtruar detyrën përkatëse.
- Të mos jetë i/e dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën profesionale dhe/apo aftësitë e nevojshme për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimi i kërkuar: Specialist i Mjekësisë Familjare
- Licencë e punës
- Përvoja e punës e kërkuar: Tri (3) vite përvojë pune profesionale
Dokumentet e nevojshme
- Formulari i aplikimit i plotësuar
- Kopja e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë)
- Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Specialist i Mjekësisë familjare (kopje e noterizuar)
- Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimi për nostrifikimin e diplomës së fituar ose akti që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë
- Kopja e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, ku përcaktohen pozita e punës dhe kohëzgjatja e angazhimit në atë pozitë; për punësimin jashtë institucioneve publike, dëshmia duhet të mbështetet së paku me një nga këto prova: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura ose të trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnerit
- Kopje e licencës së punës
- Certifikatë origjinale mbi dënimet penale e lëshuar nga gjykata, që dëshmon se kandidati/ja nuk është dënuar për vepër penale me dashje, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publike (për kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike) (pas pranimit në punë)
- Dëshmi se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar (pas pranimit në punë)
- Certifikatë e gjendjes shëndetësore (pas pranimit në punë)
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testim me shkrim (deri në 70 pikë)
- Intervistë me gojë (deri në 30 pikë)
Data e njoftimit është 28.07.2026.