Në mbështetje të neneve 89 dhe 90 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, neneve 12, 13 dhe 14 të Ligjit Nr. 08/L-245 për Artin dhe Kulturën, Rregullores (Mkrs) Nr. 01/2026 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Drejtorit në Institucionet e Artit dhe Kulturës, neneve 5, 11 dhe 12, si edhe kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të datës 02.10.2026, shpallet konkursi publik.
DREJTORIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
Institucioni: Teatri i Qytetit “Avdush Hasani” - Komuna e Podujevës
Kategoria funksionale: Nivel Drejtues
Koeficienti: 10
Lloji i emërimit: Me mandat pesë (5) vjeçar
Përgjegjësitë e punës
Udhëheq institucionin në bazë të strategjisë ose programit dhjetëvjeçar zhvillimor organizativ, artistik dhe profesional të institucionit, për të cilin zgjidhet në pozitën e drejtorit.
Drejton dhe mbikëqyr aktivitetet artistike, kulturore, administrative e organizative, duke zbatuar standardet dhe praktikat më të mira vendore e ndërkombëtare.
Administron burimet financiare, njerëzore dhe teknike, duke garantuar përdorimin e tyre efikas e të qëndrueshëm në pajtim me legjislacionin në fuqi, përfshirë gjetjen e burimeve alternative të financimit.
Përfaqëson institucionin në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe nis, zhvillon e mirëmban bashkëpunime me institucione homologe dhe institucione të tjera vendore e ndërkombëtare për zhvillimin e sektorit dhe institucionit.
Siguron përmbushjen e rolit të institucionit publik të artit dhe kulturës në shoqëri, përmes prodhimit dhe ofrimit të veprimtarive kulturore, edukimit në art e kulturë, zgjerimit të audiencës dhe forcimit të vetëdijes shoqërore për artin dhe kulturën.
Përmbush edhe detyrat e tjera të përcaktuara nga Ligji për Artin dhe Kulturën dhe legjislacioni në fuqi.
Kriteret e veçanta për zgjedhjen e Drejtorit të Teatrit të Qytetit
Të ketë arsimim universitar dhe diplomë të nivelit të parë (Bachelor), të dytë (Master) ose të tretë (Doktoraturë) në fushën e përgjegjësisë së Teatrit ose në fusha të tjera që lidhen drejtpërdrejt me mandatin e institucionit.
Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë profesionale në fushën përkatëse të institucionit të artit dhe kulturës ose të trashëgimisë kulturore, prej të cilave:
Së paku tri (3) vite përvojë në pozitë drejtuese; ose
Së paku dy (2) vite përvojë në pozitë drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master); ose
Së paku një (1) vit përvojë në pozitë drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës).
Të paraqesë vizion dhe program të shkruar dhjetëvjeçar për institucionin, i cili duhet të përfshijë:

Strategjinë për zhvillimin artistik dhe organizativ të institucionit, si edhe planin e veprimit;
Planin për zhvillimin e marrëdhënieve me publikun, me synim zhvillimin dhe rritjen e audiencës;
Planin e arritjeve dhe zhvillimeve në arsimin artistik e kulturor;
Strategjinë për mobilizimin e burimeve financiare;
Angazhimin për bashkëpunime ndërkombëtare dhe zhvillimin e diplomacisë kulturore;
Mënyrën e realizimit të objektivave përmes indikatorëve, si dhe planin për monitorimin e performancës dhe menaxhimin e rreziqeve.
Të zotërojë njohuri të përgjithshme për artin dhe kulturën, veçanërisht në fushën përkatëse për të cilën konkurron.
Të ketë aftësi organizative dhe drejtuese për institucione të mëdha e komplekse, përfshirë njohuri financiare, buxhetore dhe të shërbimit civil.
Kriteret e përgjithshme për zgjedhjen e Drejtorit të Teatrit të Qytetit
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, shtetas i huaj, pjesëtar i diasporës ose shtetas i një vendi me të cilin Republika e Kosovës ka marrëveshje bashkëpunimi, dhe të posedojë kualifikimet e nevojshme për vendin e punës sipas kërkesave përkatëse ose specifikave të aktit nënligjor që buron nga neni 9, paragrafi 3, i Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Të ketë zotësi të plotë veprimi në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të zotërojë së paku njërën prej gjuhëve zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
Të jetë i aftë për kryerjen e detyrës përkatëse dhe të plotësojë kërkesat profesionale e ligjore të institucionit.
Të mos jetë dënuar për kryerje të veprës penale me dashje.
Të mos ketë masë disiplinore aktive për shkelje të rëndë në institucion publik.
Mënyra e vlerësimit
Testimi me shkrim vlerësohet deri në njëzet (20) pikë, ndërsa intervistimi deri në tetëdhjetë (80) pikë.
Dokumentet e kërkuara
Formulari i plotësuar i aplikimit.
Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës apo të shtetësisë së huaj, sipas specifikave të aktit nënligjor që buron nga neni 9, paragrafi 3, i Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Jetëshkrim (CV) i përditësuar, me të dhëna të hollësishme personale, profesionale dhe akademike, ku përfshihen:
Niveli i arsimit dhe institucioni arsimor;
Përvoja e punës, duke përfshirë emrin e punëdhënësit, pozitën, kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës, detyrat dhe përgjegjësitë e mbuluara, numrin dhe llojin e personelit nën mbikëqyrje, si dhe adresën dhe kontaktin e punëdhënësit paraprak;
Njohuritë e gjuhëve të huaja;
Informata për trajnimet, kualifikimet profesionale, specializimet, aftësitë e veçanta dhe publikimet.
Kopja e diplomës së kërkuar në konkurs dhe e të dhënave nga institucioni arsimor; për diplomë të fituar jashtë vendit kërkohet vërtetimi i nostrifikimit ose akti që dëshmon se diploma është në procedurë nostrifikimi, me kusht që nostrifikimi të dorëzohet deri në nënshkrimin e aktit për emërim në pozitë.
Kopje e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës, që përcakton pozitën dhe kohëzgjatjen e angazhimit. Për dëshmi punësimi jashtë institucioneve publike, duhet të bashkëngjitet pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore, në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
Certifikatë origjinale mbi dënimet penale e lëshuar nga gjykata, e cila dëshmon se kandidati nuk është dënuar për vepër penale me dashje dhe që nuk është më e vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
Dokument që paraqet platformën me vizionin dhe programin dhjetëvjeçar për udhëheqjen e institucionit.