Finance, Banke & KontabilitetGjilan2 ditë më parëFull Time
Komuna e Gjilanit është duke punësuar Auditor i Brendshëm
Pozita e Auditorit të Brendshëm në Komunën e Gjilanit i jep hapësirë një profesionisti që di të analizojë, të vlerësojë dhe të propozojë përmirësime brenda një institucioni publik. Do të zhvillosh aktivitetet në përputhje me Statutin e njësisë së auditimit, do të përgatitësh planin strategjik dhe atë vjetor me metodologji të bazuar në rrezik dhe do të realizosh planin e miratuar të auditimit.
Puna përfshin kryerjen dhe udhëheqjen e auditimeve nga intervistat hyrëse e deri te raporti final me rekomandime, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre nga njësitë organizative. Do të ofrosh gjithashtu shërbime këshillëdhënëse për menaxhmentin dhe do të bashkëpunosh me Njësinë Qendrore Harmonizuese të Auditimit të Brendshëm dhe me Zyrën Kombëtare të Auditimit.
Dy pozita janë të lira, me emërim me afat të pacaktuar dhe koeficient page W15-7.00, çka e bën këtë një mundësi të qëndrueshme për auditorë të certifikuar që duan pavarësi profesionale dhe punë me standarde ndërkombëtare.
Aktivitetet
Zhvillon aktivitetet e përgjithshme në përputhje me Statutin e njësisë së auditimit
Sipas autorizimeve nga mbikëqyrësi, përgatit dhe dorëzon planin strategjik dhe planin vjetor duke përdorur metodologjinë adekuate që bazohet në rrezik, përfshirë çfarëdo shqetësimi për rrezik ose kontroll të identifikuar nga menaxhmenti për rishikim dhe miratim te Kryetari i komunës dhe te Komiteti i Auditimit
Realizon planin vjetor të auditimit siç është miratuar, përfshirë edhe ndonjë detyrë (auditim) që kërkohet nga mbikëqyrësi
Ofron shërbime këshillëdhënëse, përtej shërbimeve të auditimit të brendshëm për siguri, me qëllim të asistimit të menaxhmentit në arritjen e objektivave
Bashkëpunon dhe bashkërendon veprimet me Njësinë Qendrore Harmonizuese të Auditimit të Brendshëm dhe me Zyrën Kombëtare të Auditimit
Kryen/udhëheq auditime, përfshirë intervista hyrëse me njësinë që auditohet, interviston stafin, merr dhe analizon dokumentacionin përkatës dhe regjistron të gjeturat, përgatit draft-raportin, diskuton me mbikëqyrësin dhe bën intervistën përfundimtare, harton raportin final me rekomandimet adekuate, finalizon dosjen e auditimit dhe dorëzon atë për arkivim, si dhe monitoron zbatimin e rekomandimeve nga ana e dhe njësive organizative
Sipas autorizimeve nga mbikëqyrësi, përpilon dhe dërgon raportet gjashtë (6) mujore dhe vjetore te NjQHAB më së largu deri më 15 korrik të vitit, respektivisht deri më 15 janar të vitit pasues
Ushtron funksionet tjera në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat ligjore, statutin e njësisë, kodin e etikës dhe Standardet Ndërkombëtare të Praktikës Profesionale të Auditimit të Brendshëm të Institutit të Auditorëve të Brendshëm
Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi
Të dhëna për pozitën
Institucioni: Komuna Gjilan
Organizata / Vendi i punës: Njësia e Auditimit të Brendshëm / Gjilan
Klasa e pozitës: Profesional 1
Paga / Koeficienti: W15-7.00
Numri i kërkuar: 2
Grupi: Grupi i auditimit të brendshëm
Fusha e studimit: Ekonomi (pavarësisht nga specializimi), Juridik, Administratë Publike, Financa Publike
Nr. i Referencës: RN00020598
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 20.10.2026
Afati për aplikim: 21.10.2026 – 19.11.2026
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
Kriteret e përgjithshme për pranim në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik
Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës
Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Ekonomi (pavarësisht nga specializimi), Juridik, Administratë Publike, Financa Publike
Kërkesat specifike: Certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik e lëshuar nga ndonjë institucion relevant vendor apo ndërkombëtar në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministria e Financave
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar
Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme)
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë
Kopjet e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës së lëshuar nga punëdhënësi përkatës
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike)
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim – maksimumi 60 pikë
Intervista – maksimumi 40 pikë
Të dhëna shtesë
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 04.12.2026
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve në origjinal apo të njësuara me origjinalin
Kandidati fitues do të ketë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen