Përshkrimi
Teknik Instalimesh dhe Mirembajtje Tirane & Durres
Detyrat
- Vendosja e pajisjeve të internetit dhe të fibrës optike pranë klientëve.
- Shtrirja, lidhja dhe verifikimi i kabllove të fibrës optike.
- Rregullimi i parametrave të pajisjeve të rrjetit.
- Gjetja dhe eliminimi i problemeve teknike në terren.
- Realizimi i mirëmbajtjes së rregullt të rrjetit dhe pajisjeve.
- Zbatimi i kërkesave të sigurisë gjatë kryerjes së punës.
- Përgatitja e raporteve të punës dhe e dokumentacionit teknik.
- Koordinimi me ekipin teknik për zbatimin e projekteve dhe ndërhyrjeve.
- Ofrimi i shërbimit me cilësi dhe komunikimi i rregullt me klientët.
Kualifikimet
- Pranohen kandidatë me ose pa përvojë.
- Aftësi të mira për komunikim dhe bashkëpunim në ekip.
- Disponueshmëri për angazhime në terren.
- Patentë drejtimi e kategorisë B konsiderohet përparësi.