Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë2 javë më parëFull Time
Në mbështetje të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, konkretisht Nenit 8, Rregullores Nr. 01/2024 për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 02/2025 për Organizimin e Brendshëm, Pagat, Benefitet dhe Shtesat në KMDK Sh.A., si dhe Vendimit të Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A. nr. 345/2026, datë 28.09.2026, me numër protokolli 02/2027, KMDK SH.A shpall:
KONKURS PUBLIK
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Numri i Referencës: ZP/KJ-13-2026;
I raporton: Kryeshefit Ekzekutiv
Niveli i pagës me koeficient 56: 1120.00€ Bruto (njëmijë e njëqind e njëzet Euro) në muaj; paga mund të ndryshojë sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së.
Orët e Punës: 40 orë në javë, me orar të plotë sipas Ligjit të Punës.
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë me kohë të caktuar prej 1 viti, me mundësi vazhdimi; periudha provuese zgjat deri në gjashtë (6) muaj.
Vendi i punës: KMDK – Sh.A., Prishtinë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kontrollon dhe certifikon korrektësinë, pajtueshmërinë ligjore dhe administrative të dokumenteve financiare, përfshirë faturat, kërkesat për pagesë, kontratat dhe raportet përcjellëse.
Sigurohet që çdo pagesë dhe transaksion financiar të mbështetet me dokumentacion të plotë dhe të autorizohet sipas procedurave të brendshme.
Para certifikimit të shpenzimeve, verifikon përmbushjen e kushteve kontraktuale, duke përfshirë afatet, sasive, cilësinë dhe vlerën e mallrave ose shërbimeve të pranuara.
Koordinon punën me Departamentin e Financave, Shërbimin e Prokurimit dhe njësitë përkatëse për të garantuar qartësinë dhe saktësinë e dokumentacionit për certifikim.
Jep mbështetje për auditimet e brendshme dhe të jashtme, duke u siguruar që dokumentet e certifikuara të ruhen të arkivuara dhe të jenë të gjurmueshme sipas kërkesave ligjore.
Harton raporte periodike për aktivitetet e certifikimit, duke përfshirë numrin e dokumenteve të kontrolluara, mospërputhjet e evidentuara dhe rekomandimet për përmirësim.
Garanton përputhjen e proceseve me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si edhe me aktet e tjera relevante.
Ndihmon në zbulimin e parregullsive financiare ose administrative dhe njofton menaxhmentin për shkeljet e mundshme.
Administron evidencë të hollësishme, manuale dhe/ose elektronike, për të gjitha dokumentet e certifikuara.
Kryen edhe detyra të tjera lidhur me verifikimin dhe kontrollin e brendshëm, me kërkesë të mbikëqyrësit ose Kryeshefit Ekzekutiv.
Përvoja/Edukimi:
Diplomë universitare në ekonomi, financa, kontabilitet ose fusha të përafërta.
Të paktën 3 vite përvojë pune në administratë publike, auditim, kontabilitet ose funksione të ngjashme kontrolluese.
Njohuri të plota të legjislacionit financiar të zbatueshëm dhe të procedurave të kontrollit të brendshëm.
Aftësi të mira analitike për përpunimin dhe krahasimin e dokumentacionit.
Shkathtësitë tjera:
Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
Njohuri të qëndrueshme të legjislacionit përkatës.
Aftësi për të vepruar me integritet dhe konfidencialitet të lartë.
Qasje e organizuar ndaj verifikimit dhe analizës.
Aftësi bashkëpunimi dhe marrje profesionale e vendimeve nën presion.
Dokumentet e kërkuara:
Formulari zyrtar i aplikimit, i plotësuar dhe i nënshkruar.
Kopje e letërnjoftimit ose e pasaportës së vlefshme.
CV e detajuar që përfshin përvojën e punës.
Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve; diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të nostrifikohen nga MAShTI.
Dëshmi të përvojës së punës, përkatësisht kontrata ose vërtetime dhe pasqyra e kontributeve pensionale.
Certifikatë që kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar, e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se data e publikimit të konkursit.
Letër motivimi.
Dëshmia për përvojën profesionale prej minimum 3 viteve duhet të përmbajë kontratën ose vërtetimin e punës, së bashku me pasqyrën e kontributeve pensionale (Trustin).
Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit
Vlerësimi në konkursin publik të KMDK-së arrin gjithsej njëqind (100) pikë. Për kalim kërkohet së paku pesëdhjetë për qind (50%) e pikëve të përgjithshme nga të gjitha fazat. CV-ja e kandidatit vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë, testi me shkrim deri në gjashtëdhjetë (60) pikë, ndërsa intervista deri në tridhjetë (30) pikë.

Punët e Kompanisë Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (1)