KONKURS PUBLIK
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Numri i Referencës: ZP/KJ-12-2026
I raporton: Drejtorit të Departamentit të Operimeve
Niveli i pagës me koeficient 62: 1240.00€ Bruto në muaj, me mundësi ndryshimi sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së
Orët e Punës: 40 orë në javë, me orar të plotë sipas Ligjit të Punës
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë me afat të caktuar prej 1 viti, me mundësi vazhdimi; periudha provuese zgjat deri në gjashtë (6) muaj
Vendi i punës: KMDK – Sh.A., Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Planifikimi dhe Zhvillimi i Infrastrukturës
- Përgatit dhe përditëson në kohë planet mujore dhe vjetore që lidhen me zhvillimin, rindërtimin dhe investimet infrastrukturore në deponitë sanitare dhe stacionet e transferit.
- Harton analiza teknike dhe nxjerr përfundime për projektet infrastrukturore, duke përfshirë dimensionimin, aspektet inxhinierike dhe specifikimet teknike, në bashkëpunim me stafin teknik dhe inxhinierik.
- Përcakton nevojat vjetore për materiale dhe furnizime që sigurojnë mirëmbajtjen dhe funksionimin e pandërprerë të infrastrukturës.
Menaxhimi Teknik dhe i Mirëmbajtjes
- Ofron zgjidhje dhe rekomandime teknike për ndërhyrje të nevojshme apo urgjente në hapësirat operative.
- Organizon dhe mbikëqyr mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese të hapësirave, instalimeve dhe pajisjeve në të gjitha deponitë dhe stacionet e transferit.
- Administron dokumentacionin teknik dhe mban me kohë regjistrat për mirëmbajtje, inspektime dhe ndërhyrje teknike.
- Kryen inspektime të rregullta në terren dhe propozon masa për ngritjen e cilësisë teknike.
Mbështetje në Projekte dhe Investime
- Bashkëpunon me njësinë e projektimit dhe prokurimit për hartimin e specifikimeve teknike për projektet kapitale dhe procedurat e prokurimit publik.
- Përpilon raporte periodike, mujore, tremujore dhe vjetore për gjendjen teknike të infrastrukturës, instalimeve dhe pajisjeve, sipas kërkesës së Drejtorit të Operacioneve.
- Merret me vlerësimin e punëve teknike dhe mbikëqyr realizimin e projekteve infrastrukturore.
- Kujdeset që kërkesat teknike dhe standardet ligjore të zbatohen gjatë gjithë ciklit jetësor të projekteve.
Përputhshmëria Ligjore, Mjedisore dhe Siguria në Punë
- Garanton që të gjitha aktivitetet teknike zhvillohen në pajtim me kërkesat ligjore, rregullat mjedisore dhe standardet e sigurisë në punë.
- Punon ngushtë me zyrtarin për shëndet dhe siguri në punë (SSHP) për zbatimin e masave parandaluese dhe reagimin në raste emergjente.
- Përgatit dhe përditëson plane për ndërhyrje teknike, menaxhim të rreziqeve dhe trajtim të situatave të jashtëzakonshme.
Monitorimi dhe Raportimi
- Përgatit raporte mujore, tremujore dhe vjetore mbi gjendjen teknike të infrastrukturës, instalimeve dhe pajisjeve, sipas kërkesës së Drejtorit të Operacioneve.
- Sugjeron përmirësime teknike dhe operative me qëllim rritjen e efikasitetit dhe uljen e kostove të operimit.
- Raporton për performancën dhe rezultatet teknike para Drejtorit të Operacioneve dhe, kur kërkohet, edhe para Kryeshefit Ekzekutiv.
Koordinimi dhe Bashkëpunimi Institucional
- Bashkërendon punët me Menaxherët e Deponive dhe udhëheqësit e njësive për planifikimin dhe realizimin e detyrave teknike në terren.
- Harmonizon aktivitetet operative dhe inxhinierike në bashkëpunim të afërt me Drejtorinë e Operacioneve.
- Siguron komunikim teknik të rregullt dhe efikas ndërmjet njësive përkatëse.
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga eprori, në përputhje me përgjegjësitë e pozitës.
Përvoja/Edukimi
- Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mjedisi ose në fusha të ngjashme teknike.
- Nevojiten së paku 3 vite përvojë profesionale në menaxhim teknik, mirëmbajtje ose operacione inxhinierike.
- Duhet të ketë përvojë të dëshmuar në zbatimin e projekteve teknike dhe në përgatitjen e dokumentacionit teknik përcjellës.
- Kërkohen aftësi të mira në përdorimin e programeve teknike për dizajn/projektim dhe aplikacioneve MS Office.
- Njohja e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar konsiderohet përparësi.
Shkathtësitë tjera
- Kërkohen aftësi të provuara në drejtimin e ekipeve teknike dhe koordinimin e punëve në terren.
- Duhet të ketë njohuri dhe përvojë në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike në fushën e ndërtimit dhe mirëmbajtjes.
- Kërkohen shkathtësi menaxhuese dhe mbikëqyrëse ndaj operatorëve të angazhuar në punë ndërtimore.
- Duhet të zotërojë aftësi për hartimin, leximin dhe interpretimin e dokumentacionit teknik, përfshirë plane, raporte dhe specifikime teknike.
- Vlerësohet orientimi drejt zgjidhjeve praktike dhe përkushtimi për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve teknike dhe operacionale.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me njësitë e tjera organizative dhe kontaktet e jashtme.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
- Formulari zyrtar i aplikimit, i plotësuar dhe i nënshkruar.
- Kopje e letërnjoftimit ose e pasaportës valide.
- CV e detajuar që përfshin përvojën e punës.
- Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve; diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI.
- Dëshmi për përvojën e punës, si kontrata ose vërtetime, së bashku me pasqyrën e kontributeve pensionale.
- Certifikatë që vërteton se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar, jo më e vjetër se data e publikimit të konkursit.
- Letërmotivimi.
Kandidatët mbajnë përgjegjësi të plotë për dorëzimin e dokumentacionit të saktë, të plotë dhe në përputhje me kriteret e konkursit. Mungesa e cilitdo dokument të kërkuar, si edhe paraqitja e dokumentacionit të paplotë ose të pasaktë, sjell përjashtim nga procedura e rekrutimit.
Nëse kërkohen sqarime administrative lidhur me dokumentacionin e dorëzuar, mund të kërkohen informata apo dokumente shtesë vetëm brenda afatit të aplikimit.
Ju lutem sigurohuni që dëshmia për përvojën profesionale prej minimum 3 viteve të përfshijë kontratën ose vërtetimin e punës, të shoqëruar me pasqyrën e kontributeve pensionale (Trustin).
Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit
Vlerësimi i aplikimeve për këtë konkurs publik përbëhet nga gjithsej 100 pikë, ndërsa pragu kalues është arritja e të paktën 50% të pikëve nga të gjitha fazat e konkursit. CV-ja e kandidatit vlerësohet deri në 10 pikë, testimi me shkrim deri në 60 pikë, ndërsa intervista deri në 30 pikë.
Afati për aplikim ishte caktuar deri më 04.09.2026 në orën 16:00.
Sipas vendimit Nr. 306/2026, të datës 04.09.2026, konkursi është shtyrë deri më 18.09.2026, në ora 16:00.
Për shkak të natyrës dhe kërkesave specifike operative të Shërbimit të Inxhinierisë, përparësi gjatë vlerësimit do të kenë kandidatët me diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.