Përshkrimi
Kriteri thelbësor është zotërimi shumë i mirë i gjuhës italiane.
Kërkohet një Koordinator/e Ndermjetesimi që mund të komunikojë, të bashkërendojë dhe të organizojë me efikasitet proceset e punës me palë të ndryshme.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e komunikimit dhe ndërmjetësimit.
- Organizimi dhe koordinimi i punëve sipas zonave dhe përparësive.
- Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm në gjuhën italiane.
- Monitorimi i ecurisë së punëve dhe i përmbushjes së afateve.
- Administrimi dhe zgjidhja e çështjeve që mund të shfaqen gjatë procesit.
- Raportimi dhe bashkëpunimi me ekipin e brendshëm.
Kualifikimet
- Njohje shumë e mirë e italishtes, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
- Aftësi të mira për komunikim dhe organizim.
- Zotësi për të koordinuar disa procese në të njëjtën kohë.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe menaxhim të situatave dinamike.
- Përvoja në pozita të ngjashme konsiderohet përparësi.
Ne Ofrojmë:
- Të ardhura mbi 100,000 lekë.
- Bonuse në baza ditore, javore dhe mujore.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Trajnim të paguar.
- Mjedis pune profesional.
- Kontratë të rregullt pune.