Klinikë Lidere Okulistike është në kërkim të një Laborante Mjekësore për analiza.
Pozita: Laborante Mjekësore
Profili: Analiza laboratorike
Detyrat kryesore
- Realizimi i analizave laboratorike në pajtim me procedurat dhe standardet përkatëse.
- Pranimi, përpunimi dhe përgatitja e mostrave biologjike për analiza.
- Përdorimi i duhur dhe mirëmbajtja e pajisjeve të laboratorit.
- Evidentimi dhe menaxhimi i saktë i rezultateve të analizave.
- Zbatimi i protokolleve për higjienë, sterilizim dhe siguri në laborator.
Kualifikimet
- Diplomë relevante në fushën e Laboratorit Mjekësor.
- Licencë profesionale valide për ushtrimin e profesionit.
- Përvoja e mëparshme në laborator analizash konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira për procedurat dhe pajisjet laboratorike.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.