Përshkrimi
Klinika Glozheni synon të punësojë një Koordinatore Klinike, e cila do të organizojë punën e përditshme të recepsionit, do të koordinojë pacientët dhe do të bashkëpunojë me stafin mjekësor.
Detyrat
- Mirëpret pacientët dhe i udhëzon brenda klinikës.
- Administron rezervimet dhe koordinon oraret e mjekëve.
- Komunikon me pacientët përmes telefonit lidhur me rezervimet dhe informacionin për shërbimet.
- Lidh pacientët me stafin mjekësor dhe kujdeset për ecurinë e rregullt të takimeve.
- Mban të përditësuara të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm.
- Siguron komunikim profesional dhe përvojën më të mirë të mundshme për pacientët në klinikë.
Kualifikimet
- Preferohet që kandidatja të jetë mbi 30 vjeç.
- Kërkohen aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe organizim.
- Duhet të ketë paraqitje dhe sjellje profesionale.
- Të jetë në gjendje të trajtojë disa detyra njëkohësisht.
- Nevojiten njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
- Përvoja në recepsion, klinikë ose shërbim ndaj klientit konsiderohet përparësi.
Kushtet e punës
- Orari i punës është nga e hëna deri të premten.
- Paga është 80,000 leke neto.
- Ofron ambient profesional pune.
- Përfshihen trajnim dhe mbështetje.