Shendetesi & MedicineTiranë4 ditë më parëFull Time
Pozicioni: Psikolog/e
Detyrat e punës
Të kryejë vlerësimin e funksionimit psikologjik dhe mendor, si pjesë e vlerësimit multidimensional që i bëhet pacientit pas kontaktit të parë në shërbim. Vlerësimi mund të bëhet në bazë të intervistës së strukturuar klinike ose duke përdorur teste të standardizuara të aftësive mendore ose psikologjike
Të ofrojë këshillim psikologjik, duke nxitur pacientët të shprehin ndjenjat e tyre, të diskutojnë mbi çfarë i shqetëson në jetën e tyre dhe të zhvillojnë një njohje më të mirë të vetes dhe të marrëdhënieve me të tjerët
Të ofrojë ndërhyrje terapeutike afatshkurtra dhe afatgjata, individuale dhe në grup, me qëllim që pacienti të kuptojë natyrën e çrregullimit të tij mendor apo emocional, origjinën e tij dhe faktorët që kontribuojnë në të, si dhe të zhvillojë aftësi e strategji të reja për t'u përballur me problemin
Të ndërhyjë në situatë krize duke përdorur teknika të relaksimit si dhe aftësitë komunikuese e të menaxhimit të marrëdhënieve
Të angazhohet në aktivitete psikoedukuese dhe aktivitete të tjera individuale ose në grup, me qëllim rehabilitimin psikosocial dhe parandalimin e relapsit
Të referojë te profesionistët e tjerë të ekipit për vlerësim ose rivlerësim të gjendjes së pacientit, në varësi të nevojave të identifikuara gjatë ndërhyrjes së ofruar prej tij
Të përgatisë dhe të ruajë të gjitha shënimet dhe raportet e nevojshme për trajtimin e një pacienti
Kriteret e kërkuara
Të ketë përfunduar studimet (Bachelor & Master në Psikologji)
Të ketë licencë për ushtrimin e profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Psikologut në Shqipëri