Rreth kompanisë
Prej vitit 2011, Kid Zone shpk zhvillon veprimtarinë e saj në tregtinë me pakicë në Shqipëri, si pjesë e BALFIN Group. Me një ofertë prej mbi 30,000 produktesh, kompania e njohur është konsoliduar si markë që u përgjigjet nevojave të çdo grupmoshe.
Ndër grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor renditet Balkan Finance Investment Group (BALFIN). Me rreth 5,000 të punësuar, BALFIN Group e shtrin aktivitetin në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA.
Rreth pozicionit:
Menaxheri i Dyqanit drejton dhe bashkërendon të gjitha proceset operative, si edhe vendimmarrjen në dyqan. Në këtë pozicion, kujdeset për respektimin e standardeve të kompanisë, optimizimin e shitjeve, përmirësimin e rezultateve të dyqanit dhe zhvillimin profesional të ekipit. Gjithashtu, forcon praninë e markës te klientët përmes një shërbimi të shkëlqyer, që shkon përtej pritshmërive të tyre.
Përgjegjësitë
- Realizon objektivat e shitjeve duke drejtuar me efektivitet operacionet, shërbimin ndaj klientëve dhe paraqitjen e produkteve.
- Ndjek aktivitetin e përditshëm të dyqanit, bashkërendon punën e ekipit dhe garanton respektimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë.
- Verifikon gjendjen e stokut në hapësirën e shitjes dhe në magazinë, ndjek qarkullimin e mallrave dhe bën porositë e nevojshme për disponueshmëri optimale të produkteve.
- Planifikon oraret e punës, trajnon stafin, ofron vlerësime mbi punën dhe ndihmon zhvillimin profesional të punonjësve për të rritur performancën e ekipit.
- Kontrollon zbatimin e procedurave të arkës, korrektësinë e transaksioneve dhe përmbushjen e standardeve financiare e të sigurisë.
- Kujdeset që produktet të ekspozohen siç duhet, politikat e paraqitjes së mallrave të zbatohen dhe çmimet të jenë të sakta.
- Krijon një përvojë të kënaqshme për klientët dhe trajton ankesat ose situatat që paraqesin probleme.
- Ndjek zhvillimet e konkurrencës, harton raporte dhe merr pjesë në vendimmarrjen që synon përmirësimin e rezultateve të dyqanit.
Kualifikimet e nevojshme
Kërkesat për pozicionin:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë së paku dy vite përvojë menaxheriale; përvoja në Retail vlerësohet si avantazh.
- Të zotërojë gjuhën angleze dhe/ose gjuhë të tjera të huaja.
- Të përdorë paketën Microsoft Office në nivel të avancuar.
Aftësi të tjera të kërkuara:
- Të përmbushë afatet dhe të punojë edhe në kushte presioni.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në organizim dhe menaxhim.
- Të ketë në fokus cilësinë dhe performancën.
- Të tregojë integritet të lartë dhe të zbatojë me përpikëri rregullat e standardet.
- Të jetë i aftë të monitorojë dhe të motivojë.
- Të shfrytëzojë në mënyrë efektive mjetet e punës.
- Të komunikojë shumë mirë dhe të bashkëpunojë në ekip.
- Të përballojë situata të larmishme.
- Të sigurojë në çdo kohë shërbim efikas për klientët.
Dokumentet e kërkuara