KESHILLI QARKUT TIRANE shpall vend të lirë pune për pozitën Drejtor Drejtorie.
Drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut ka për detyrë
drejtimin, organizimin dhe menaxhimin e veprimtarisë së DAMT si dhe koordinimin e punës së sektorëve përbërës dhe kryerjen e procedurave për ndryshimet, përdorimin, vlerësimin dhe mbrojtjen e resurseve në juridiksion të qarkut duke ushtruar kompetencat e tij bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi. Bashkëpunon me njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet qëndrore me qëllim mirëmbajtjen e tokës bujqësore, ruajtjen nga dëmtimi dhe rreziku i dëmtimit të çdo forme, si dhe pengimin e shmangien e faktorëve dëmtues të tokës të çdo natyre, bashkëpunon me institucionet e specializuara për të përgatitur, ruajtur azhurnuar informacionin gjeografik në format e hartave, të dhënave përshkruese dhe GIS. Mban dhe ruan arkivin me dokumentacionin kadastral; si librat e tokës, librat e ngastarve, planimetritë, hartat kadastrale, topografike dhe dokumente të tjera ekzistuese të arkivit të kadastrës. Krijon dokumentacionin e ri për administrimin e tokës, nëpërmjet shfrytëzimit të dokumentacionit ekzistues, të dokumentacionit që disponohet nga institucione të tjera shtetërore.