Ndertimtari & InxhinieriPrishtinë2 ditë më parëFull Time
Në këtë pozitë te KEDS do të mbikëqyrni zbatimin e projekteve investive në rrjetin elektrik, duke siguruar që punimet të kryhen sipas projektit, standardeve teknike dhe kërkesave ligjore në fuqi.
Do të kontrolloni cilësinë dhe sasinë e punimeve, do të përpiloni dokumentacion teknik dhe raporte progresi, si dhe do të merrni pjesë në kolaudimin e projekteve. Një mundësi e mirë për inxhinierët e energjetikës që duan të punojnë në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në rrjetin elektrik.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Mbikëqyr zbatimin e projekteve investive në rrjetin elektrik, duke siguruar përputhshmërinë me projektin kryesor, ofertën e kontraktorit, rregullat teknike, kodet, standardet dhe kërkesat ligjore në fuqi.
Kryen kontrollin teknik, cilësor dhe sasior të punimeve të realizuara, shqyrton dokumentacionin teknik dhe atë të punimeve, përfshirë librin e ndërtimit dhe ditarin e punës, si dhe propozon ndryshime teknike kur është e nevojshme.
Përgatit dhe dorëzon raporte periodike mbi progresin e projekteve nën mbikëqyrje, duke përfshirë aspektet teknike, cilësore, sasiore dhe financiare, si dhe kujdeset për mbrojtjen e interesave të KEDS-it dhe shfrytëzimin racional të materialeve gjatë realizimit të projekteve.
Përpilon dhe shqyrton projekte dhe dokumentacion teknik për rrjetin elektrik, duke përfshirë elaboratet, zgjidhjet teknike dhe specifikimet përkatëse, në përputhje me kërkesat e konsumatorëve, njësive të tjera organizative dhe standardet në fuqi.
Kujdeset për përfundimin teknik të projekteve, merr pjesë në procesin e kolaudimit dhe siguron përgatitjen e dokumentacionit përkatës deri në pranimin dhe dorëzimin e projekteve te njësitë përgjegjëse.
Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të punës, zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve teknologjike, përdorimin e programeve aplikative dhe avancimin e procedurave për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së përgatitjes dhe realizimit të projekteve, në bashkëpunim me stafin teknik dhe njësitë përkatëse.
Bashkëpunon me njësitë relevante dhe kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të Udhëheqësit të Njësisë.
Kërkesat dhe kualifikimet
Kualifikim Universitar, Fakulteti i Elektroteknikës, drejtimi Energjetikë;
Preferohet përvojë 3 vjeçare në fushën e Energjisë;
Preferohet njohja e gjuhës Angleze.
MS Office dhe programet tjera që mund të nevojiten gjatë punës.
Preferohet Kategoria B e vozitjes.
Aftësi për të vlerësuar rrezikun dhe dhënien e zgjidhjeve më të mira;
Shkathtësi për zgjedhjen e problemeve dhe aftësi fokusimi në zgjedhje afatgjate të problemeve;
Aftësi të mira të vendimmarrjes dhe të bashkëpunimit në ekip;
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
CV
Diplomën e kualifikimit
Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.