Departamenti: Projekteve
Niveli i eksperiencës në pozicion: +5 vite
Vendndodhja: Kantieri Vlorë
Raporton te: Menaxheri i Projektit
Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontrolli i progresit fizik dhe raportimi i ecurisë tek menaxheri i projektit.
- Mbikëqyrja e punimeve në terren për të siguruar zbatimin e projektit me projektin teknik, standardet e cilësisë dhe afatet kohore.
- Koordinimi dhe komunikimi me kolegët, furnitorët, nënkontraktorët për ecurinë e punimeve.
- Hartimi dhe kontrolli i planifikimeve javore të punimeve në ndërtim.
- Përpilimi i dokumentacionit teknik (situacione) për matjet, volumet dhe koordinimin me departamentin e kostos.
- Identifikimi i problemeve gjatë procesit të ndërtimit dhe sugjerimi i zgjidhjeve teknike për to.
Kërkesat për Kandidatin:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Eksperiencë +5 vite në zbatim projektesh ndërtimi.
- Aftësi në përdorimin e programit inxhinierik AutoCAD.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive ekipet në terren.
- Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve teknike.