Pozicioni i Punës: Inxhinier Elektrik (Zbatim)
Profili i punës: Me kohë të plotë
Adresa: Rr. Skerdilajd Llagami, MAK Albania Hotel, Tiranë
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza deri në kolaudim përfundimtar;
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
- Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke pregatitur preventivin total;
- Kordinon punën midis grupeve të ndryshme nënkontraktore;
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
- Hartimin dhe kontrollin e situacioneve mujore, librezën e masave dhe vizatimet As built;
- Hartimin dhe mbikqyrjen, mirëmbajtjen periodike të sistemit të instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit;
- Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike;
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
Kërkesat për kandidatin:
- Të ketë përfunduar shkollimin në Inxhinieri Elektrike.
- Eksperiencë +3 vite në të njëjtin pozicion.
- Të jetë përdorues i programit AutoCAD;
- Njohës shumë i mirë i programeve bazë kompjuterike si paketa Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës;
Çfarë ne ofrojmë:
- Mundësi përfshirje në projekte të brendeve prestigjoze;
- Fond privat pensioni;
- Bonuse të tjera vjetore (Bonus fundviti, Bonus gjatë vitit)