Përshkrimi
JYSK Albania është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar me origjinë skandinave që operon në tregtinë me pakicë të mobilieve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve të tjerë për shtëpinë në dyqane të specializuara. Kompania është në kërkim të një Asistent/e Shitjesh në dyqan për qytetin e Tiranës.
Detyrat
- Pret klientët dhe u ofron mbështetje me shërbim të saktë dhe profesional.
- Ndihmon në rritjen e shitjeve dhe në arritjen e objektivave të vendosura.
- Zbaton në kohë procesin e hapjes së artikujve të rinj.
- Verifikon në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e produkteve dhe kryen zëvendësimet e nevojshme.
- Mbështet vendosjen dhe promovimin e produkteve në ambientet e dyqanit.
- Mban përgjegjësi për artikujt që tregtohen në dyqan.
- Siguron që ambienti i dyqanit të jetë i sistemuar dhe i pastër, si edhe kujdeset për sektorin përkatës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në shitje konsiderohet përparësi.
- Arsimi i lartë është i preferueshëm, por nuk është kusht i detyrueshëm.
- Aftësi për të bashkëpunuar në grup dhe për të treguar iniciativë.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim.
- Njohuri bazë në paketën Office.
- Njohje e gjuhës Angleze.
Ofrohet
- Pagë motivuese.
- Kushte shumë të mira pune.
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje në detyrë brenda kompanisë.
- Puna zhvillohet me 2 turne.