Kid Zone Kosova shpk është kompani e njohur e shitjes me pakicë, e pranishme në Kosovë që nga viti 2014 si pjesë e Grupit BALFIN. Kompania ofron më shumë se 30,000 produkte dhe është shndërruar në një markë që u përgjigjet nevojave të të gjitha grupeve demografike. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO dallohet për artikuj me cilësi europiane, zgjedhje të gjerë dhe çmime konkurruese.
Rreth Grupit BALFIN: BALFIN Group renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, grupi sot zhvillon veprimtarinë në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i llojllojshëm i grupit përfshin bankarinë, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë, BALFIN Group vijon zgjerimin e qëndrueshëm, i mbështetur në etikë të fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe përkushtim afatgjatë ndaj ndikimit në komunitet përmes Mane Foundation.
Departamenti: Operacione Vendndodhja:Mitrovicë
PËRMBLEDHJA E ROLIT
Punonjësi i magazinës kujdeset për stokun fizik të dyqanit, administrimin dhe funksionimin operacional të magazinës. Përgjegjësitë përfshijnë pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, organizimin dhe mirëmbajtjen e kategorive, si edhe qarkullimin e mallrave ndërmjet magazinës dhe dyqanit.
Përgatit artikujt sipas porosive për hapësirën e shitjes.
DETYRAT THEMELORE TË POZITËS:
Siguron çdo ditë që magazina të mbetet e pastër dhe e organizuar.
Rregullon vazhdimisht kategorinë që ka në përgjegjësi ose që i caktohet nga supervizori i magazinës.
Përgatit porositë e artikujve për departamentet sipas kërkesave të tyre.
Gjatë lëvizjes së mallrave në magazinë, sigurohet që produktet të mos dëmtohen dhe të jenë në gjendje të përsosur për shitje.
Pranon furnizimet duke ndjekur udhëzimet e supervizorit të magazinës.
Shkarkon kamionët duke përdorur pajisjet e kompanisë.
Kontrollon furnizimet në sistemin Kubit me terminale dore (motorola, palmar), sipas kutive.
Hap dhe verifikon çdo kuti të dyshimtë për defekte, mungesa ose çështje të tjera fizike, në përputhje me udhëzimet e supervizorit të magazinës dhe përvojat e mëparshme.
Veçon mostrat e reja sipas procedurës së pranimit të furnizimeve në magazinat Jumbo.
Sistemon artikujt në stok pas pranimit të furnizimeve dhe shpërndarjes së porosive.
Përgatit në mënyrë fizike transfertat e produkteve të kërkuara nga menaxhimi ose supervizori i magazinës.
Pranon transfertat që mbërrijnë nga dyqanet e tjera Jumbo, duke verifikuar faturën shoqëruese dhe sasinë përkatëse të mallrave.
Vendos në stok produktet e kategorive sezonale të mbyllura.
Asiston në përgatitjen e transfertave të kodeve të kategorive sezonale të mbyllura për magazinën qendrore.
Zotëron mirë kodet e furnitorëve për secilën kategori produktesh.
Kur ka kontakt me klientë, ofron shërbim cilësor sipas standardeve të kompanisë dhe/ose kërkon ndihmë nga personeli i sallës për orientimin më të mirë të klientit.
Vepron me përshtatshmëri kur paraqiten probleme në punë, shmang keqkuptimet dhe kërkon mbështetje nga eprori kur nevojitet.
Njofton supervizorin/menaxherin e dyqanit për çdo problem që lidhet me produktet.
Raporton menjëherë te supervizori/menaxheri i dyqanit për avari të ndryshme që i vëren në moment.
Zbaton rregulloren e brendshme të kompanisë dhe kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në vendin e punës.
Tregon respekt dhe e përshëndet klientin i pari sapo krijon kontakt me të.
Mbështet trajnimin e stafit të ri kur kërkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht njohuri me punonjësit e rinj të departamentit të tij dhe më gjerë.
Jep vlerësime, kur kërkohet, për performancën e punonjësit të ri të caktuar për trajnim.
Bashkëpunon me kolegët në detyrat operacionale të dyqanit dhe ruan frymë bashkëpunimi me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
KËRKESAT:
Arsimim i mesëm ose i lartë.
Minimumi një vit përvojë në magazinim.
Njohja e gjuhës angleze dhe/ose gjuhëve të tjera konsiderohet përparësi.
Njohja e paketës Microsoft Office është avantazh.
AFTËSI SHTESË:
Aftësi për përdorimin e të gjitha mjeteve të punës që kërkohen për funksionim efikas në këtë rol.
Aftësi për të identifikuar kodet e produkteve dhe karakteristikat e tyre.
Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për punë ekipore.
Aftësi për menaxhimin e situatave të ndryshme të çastit.
Aftësi për të ofruar shërbim efikas në çdo kohë.
Aftësi për të ndërtuar besim me kolegët dhe eprorët.
Aftësi për të përballuar punë fizike në kushte stresi.
Përshkrimi i këtij roli nuk i përfshin domosdoshmërisht të gjitha detyrat. Punonjësit mund të ngarkohen edhe me detyra të tjera të lidhura me pozitën, nëse ato u shërbejnë nevojave të organizatës/kompanisë.
NJOFTIM PUNE