Përmbledhja e punës
Jomazone kërkon një Shitëse për dyqanin që ndodhet në Bulevardin Gjergj Fishta, Pallatet Gora, 100 m mbi Gjykates se Rrethit.
Orari i punës është 6 orë dhe organizohet në dy turne.
E diela është ditë pushimi.
Përgjegjësitë
- Gjen klientë të rinj dhe ndërton marrëdhënie me ta, duke zgjeruar bazën e klientelës.
- Harton raportet mbi shitjet dhe ecurinë e punës dhe ia përcjell menaxherit të departamentit.
- Mban në rregull ambientin e punës.
- Ndjek porositë dhe kontribuon në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me produktet.
- Merr pjesë në sistemimin e furnizimeve.
- Kontribuon në realizimin e shitjeve online.
Kërkesat për kualifikim
- Të komunikojë në mënyrë të shkëlqyer.
- Të tregojë motivim dhe përkushtim për përmbushjen e objektivave të shitjeve.
- Të njohë mirë produktet dhe shërbimet e kompanisë.
- Të ketë aftësi të mira organizimi dhe të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur.
Dokumentet e kërkuara