Përshkrimi
JOI COSMETICS ka një vend të lirë pune për Ekonomist/e Elbasan.
Detyrat kryesore
- Të regjistrojë faturat e blerjeve dhe të shitjeve dhe të verifikojë saktësinë e tyre.
- Të monitorojë pagesat dhe detyrimet kundrejt klientëve dhe furnitorëve.
- Të kryejë rakordimin e llogarive të bankës dhe të arkës.
- Të hartojë raportet financiare në intervale periodike.
- Të menaxhojë dokumentacionin financiar dhe të kujdeset për arkivimin e tij.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë diplomë në Financë, Kontabilitet apo në një fushë të përafërt.
- Të ketë përvojë profesionale në role të ngjashme.
- Të njohë programet financiare dhe paketën MS Office.
- Të dallohet për saktësi e korrektësi dhe të zotërojë aftësi të mira në organizim.