I.XH.E.M Parafabrikat kërkon të punësojë persona në pozicionin Arkitekt/e Senior.
Detyrat kryesore:
- Zhvillimi i projekteve arkitektonike nga koncepti deri në projekt zbatimi.
- Hartimi i dokumentacionit teknik dhe administrativ për leje zhvillimi dhe ndërtimi.
- Verifikimi i parametrave urbanistikë dhe përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi.
- Koordinimi i projektit me disiplinat e tjera teknike.
- Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre.
- Përgatitja e preventivave, BOQ dhe kontrolli i kostove të projektit.
- Ndjekja e realizimit të projektit në kantier dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë zbatimit.
- Organizimi dhe monitorimi i afateve të punës dhe dokumentacionit projektual.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Eksperiencë pune në projektim arkitektonik dhe menaxhim projektesh.
- Njohuri të proceseve të projektimit dhe ndërtimit.
- Njohuri të procedurave të lejeve dhe legjislacionit urbanistik në Shqipëri.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe organizimi.
- Përgjegjshmëri profesionale dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe modelimit.
Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.