IVA Elektronik kërkon një Social Media Manager kreativ/e dhe të organizuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.
Ky është një pozicion part-time, 20 orë në javë, me orar fleksibël dhe punë në ambientet tona.
Çfarë do të bëni
- Planifikoni dhe krijoni përmbajtje për Facebook, Instagram, LinkedIn dhe YouTube.
- Shkruani postime në gjuhën shqipe.
- Krijoni foto, video të shkurtra dhe Reels.
- Publikoni përmbajtje, komunikoni me ndjekësit dhe monitoroni rezultatet.
Çfarë kërkojmë
- Aftësi shumë të mira të të shkruarit në gjuhën shqipe.
- Njohuri praktike në Canva dhe CapCut.
- Kreativitet, organizim dhe kujdes ndaj detajeve.
- Eksperienca në një rol të ngjashëm është e preferueshme.
- Njohuritë për Meta Ads përbëjnë avantazh.
Çfarë ofrojmë
- Pagë bruto mujore: 45,000–60,000 LEK.
- Orar fleksibël dhe ambient pune mbështetës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe realizimin e ideve të reja.