ITE Group njihet në tregun shqiptar si një nga kompanitë kryesore në fushën e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe telekomunikacionit. Në cilësinë e distributorit në Shqipëri, kompania përfaqëson marka ndër më të njohurat në botë, si Schneider Electric, Philips, Bosch dhe Vimar. Këta partnerë dallohen për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke mbështetur standarde të larta dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ITE Group. Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kompania po kërkon një Debt Collector.
Ky pozicion ka për qëllim administrimin dhe ndjekjen e faturave të pashlyera, me fokus të veçantë te ato që kanë kaluar afatin e pagesës. Roli synon të garantojë arkëtimin në kohë të detyrimeve, ruajtjen e komunikimit profesional me klientët dhe raportimin e saktë të të dhënave financiare.