Përmbledhja
Ita Union sh.p.k kërkon një Shofer Shperndares për dërgimin e porosive sipas faturave në markete dhe supermarkete, kryesisht në zonën e Tiranes dhe në rrethe.
Përgjegjësitë
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Të kryejë me kujdes ngarkimin, transportimin dhe shkarkimin e produkteve.
- Të dorëzojë porositë duke ndjekur itinerarin dhe oraret e caktuara.
- Të verifikojë sasinë dhe gjendjen e mallrave në momentin e marrjes dhe të dorëzimit.
- Të dorëzojë faturat së bashku me dokumentet shoqëruese.
- Të mbajë komunikim korrekt me klientët dhe të raportojë problemet e hasura.
- Të kujdeset për mbajtjen pastër të automjetit dhe për gjendjen e tij.
Kriteret e kualifikimit
Kërkesat për kandidatin:
- Të zotërojë patentë drejtimi të kategorisë B.
- Të ketë përvojë të mëparshme në drejtimin e automjetit; përvoja në shpërndarje vlerësohet si përparësi.
- Të njohë mirë rrugët dhe të jetë i aftë të orientohet.
- Të jetë në gjendje të ngarkojë dhe të shkarkojë produktet.
- Të tregojë korrektësi e përpikëri dhe të ketë aftësi të mira komunikuese.
Dokumentet e kërkuara