Teknik i Kamerave dhe Alarmeve
Përmbledhja e Pozicionit
Kjo pozitë merret me vendosjen, konfigurimin, servisimin dhe identifikimin e defekteve në sistemet e sigurisë, duke përfshirë kamerat e mbikëqyrjes (CCTV), alarmet, kontrollin e qasjes dhe pajisje të tjera të ngjashme. Roli kërkon përgatitje teknike, nivel të lartë përgjegjësie dhe përkushtim për të garantuar që çdo sistem i instaluar të funksionojë saktë dhe me efikasitet.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të bëjë instalimin, konfigurimin dhe lëshimin në punë të sistemeve të kamerave të sigurisë (CCTV), alarmeve dhe sistemeve për kontroll të qasjes.
- Të realizojë mirëmbajtje të rregullt dhe riparime të pajisjeve të sigurisë.
- Të zbulojë dhe eliminojë problemet teknike në terren ose në lokacionet e klientëve.
- Të vendosë dhe sistemojë kabllimin në përputhje me standardet teknike.
- Të verifikojë funksionimin e sistemeve pas instalimit dhe të sigurojë që ato të japin performancë optimale.
- T'u japë klientëve udhëzime bazë për përdorimin e sistemeve të instaluara.
- Të mbajë shënime për punimet e kryera, servisimet dhe materialet e shfrytëzuara.
- Të zbatojë standardet e sigurisë gjatë zhvillimit të punimeve.
- Të punojë ngushtë me ekipin teknik në planifikimin dhe zbatimin e projekteve.
Kualifikimet
- Diplomë ose certifikim proffesional, me përparësi në fusha teknike si Elektronikë, Elektroteknikë, IT ose drejtime të përafërta.
- Përvoja në instalim ose mirëmbajtje të sistemeve të kamerave dhe alarmeve konsiderohet avantazh.
- Njohuri themelore në rrjete kompjuterike (IP Networking) dhe në konfigurimin e pajisjeve.
- Aftësi për të lexuar dhe zbatuar skema teknike.
- Gatishmëri për angazhim në terren dhe për udhëtime kur kërkohet.
Aftësi të Preferuara
- Njohuri për sistemet CCTV, DVR, NVR dhe kamerat IP.
- Përvojë me sistemet e alarmit, kontrollit të qasjes dhe interfonisë.
- Shkathtësi në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
- Aftësi për punë të pavarur, si edhe për bashkëpunim në ekip.
Çfarë Ofrojmë
- Pagë konkurruese.
- Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Mundësi për avancim në karrierë.
- Ambient pune dinamik dhe profesional.
Orari i Punës
Orari i zakonshëm i angazhimit është 5 (pesë) ditë në javë, prej orës 08:00 deri në ora 17:00, duke përfshirë 1 (një) orë pauzë, sipas organizimit të përcaktuar nga Punëdhënësi.