Përshkrimi
RIS COSMETIC sh.p.k kërkon vajza me banim në Tirane për t’iu bashkuar stafit në pozicionin Parashites/e Agjent Shitje, për mbulimin e zonës së Jugut. Angazhimi është me orar të plotë.
Detyrat kryesore
- Kryen vizita në çdo pikë shitjeje të zonës së caktuar, duke ndjekur programin ditor të përcaktuar paraprakisht.
- Ua prezanton produktet në mënyrë profesionale klientëve të zonës që mbulon.
- Pranon porositë e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj.
- Tregon kujdes të veçantë për vendosjen e produkteve dhe gjendjen e stokut në pikat e shitjes.
- Ndjek ecurinë e porosive dhe bashkëpunon me departamentin përgjegjës deri në dorëzimin e tyre te klienti.
- Mban bashkëpunim dhe shkëmbim të vazhdueshëm informacioni me eprorët për mbarëvajtjen e punës dhe problemet e hasura.
Kriteret e kërkuara
- Të ketë përvojë në fushën e shitjeve dhe të marketingut.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; përfundimi i arsimit të lartë vlerësohet si avantazh.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Të ketë dëshirë për punë në terren.
- Të jetë e motivuar për të arritur rezultate.
- Të zotërojë leje drejtimi të klasit B.
Përfitimet
- Ofrohet pagesë shumë e kënaqshme.
- Puna zhvillohet në kushte shumë të mira.
Dokumentet e kërkuara
Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që përzgjidhen.
Vendndodhja
Në Autostrada Tr-Dr, KM 1, menjëherë pasi kalon Casa Italia, ngjitur me Spitalin Salus.