Përshkrimi
Kërkohet një Content Creator & Social Media Manager kreativ/e dhe i/e organizuar për t’iu bashkuar me kohë të plotë ekipit në Tiranë.
Vendndodhja e punës është në zyrë, në Tiranë.
Full-Time
Pozita mbulon prodhimin dhe administrimin e përmbajtjes për biznese të ndryshme, si edhe komunikimin e rregullt me klientët.
Detyrat
- Të krijojë ide dhe koncepte kreative për Social Media.
- Të përgatisë planet dhe kalendarët mujorë të content-it.
- Të realizojë Reels, Stories, postime dhe formate të tjera.
- Të shkruajë copy dhe të përshtatë komunikimin me identitetin e secilit brand.
- Të administrojë dhe publikojë përmbajtje në rrjetet sociale.
- Të komunikojë me klientët dhe të koordinojë materialet/content-in.
- Të ndjekë trendet dhe t’i kthejë ato në ide të përshtatshme për brand-et.
- Të analizojë performancën dhe të sugjerojë vazhdimisht ide të reja.
Kualifikimet
- Përvojë në Social Media Management dhe/ose Content Creation.
- Kreativitet dhe ndjeshmëri e zhvilluar vizuale.
- Aftësi për krijimin dhe realizimin e video/content-it.
- Njohuri të CapCut, Canva, Adobe ose programeve të ngjashme.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
- Aftësi për të administruar njëkohësisht disa klientë dhe projekte.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për t’iu përmbajtur deadline-ve.
- Gatishmëri për punë full-time nga zyra.