IPKO hap dyert për një Praktikant/e në Logjistikë
Praktikanti/ja në Logjistikë do t’i raportojë menaxherit të ekipit dhe do të mbështesë aktivitetet e përditshme operative të departamentit, duke siguruar organizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe materialeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Sortimi i pajisjeve që kthehen nga dyqanet dhe kontraktorët.
- Sortimi i aksesorëve të pajisjeve të kthyera nga dyqanet dhe kontraktorët.
- Numërimi, regjistrimi dhe evidentimi i pajisjeve dhe aksesorëve.
- Pastrimi dhe polirimi i pajisjeve që kanë kaluar procesin e testimit.
- Mbështetja në organizimin dhe mirëmbajtjen e magazinës sipas nevojave të departamentit.
- Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxheri, në përputhje me përgjegjësitë e pozitës.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Student/e ose i/e diplomuar rishtazi në fushën e Inxhinierisë, Mekanikës, Elektroteknikës, Logjistikës ose fusha të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi.
- Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Përgjegjësi, vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe për të menaxhuar ngarkesën e punës.
Çka ofrojmë ne?
- Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
- Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi
- Program të mirëqenies për punonjësit
- Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);