Përshkrimi
International Beauty Cosmetics ka një vend të lirë pune për pozicionin Shitëse.
Orari i punës: Nga e hëna deri të shtunën, 09:00–17:00.
Detyrat kryesore
- Të presë klientët dhe t’i ndihmojë të zgjedhin produktet që u përshtaten nevojave të tyre.
- T’u prezantojë klientëve produktet dhe t’u shpjegojë mënyrën e përdorimit.
- Të kryejë shitjet duke siguruar shërbim korrekt për klientët.
- Të mbajë produktet të sistemuara dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirës së punës.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë eksperiencë të mëparshme në fushën e shitjeve.
- Të zotërojë aftësi të mira për komunikim dhe për shërbimin ndaj klientëve.
- Të tregojë korrektësi e përgjegjësi dhe të jetë e aftë të bashkëpunojë në grup.
- Njohuritë për produktet kozmetike vlerësohen si përparësi.