Përshkrimi
INTEL SHPK, ka një vend të lirë pune për Agjent shitje në Zonen e Veriut.
- Pozicioni shoqërohet me pagë të kënaqshme dhe bonuse që nxisin performancën.
Përgjegjësitë
- Të kujdeset për marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të gjejë klientë të rinj potencialë për kompaninë.
- Të paraqesë me profesionalizëm të gjithë gamën e produkteve të katalogut të shitjeve.
- Të realizojë shitjen e produkteve ELEKTRIKE, HIDRAULIKE, KOPSHTARI, ETJ., sipas kërkesave të klientëve.
- Të mbajë të përditësuara të dhënat që lidhen me klientët.
- Të përcaktojë nevojat e klientëve për produkte dhe të propozojë alternativa për rritjen maksimale të shitjeve.
- Të realizojë shitje përmes porosive paraprake.
- Të veprojë në përputhje me kontratën e punës dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
- Të respektojë etikën në ambientin e punës dhe deklaratën e konfidencialitetit.
- Të ndjekë trajnimet e ndryshme të organizuara nga kompania.
Kriteret e kualifikimit
- Kandidati duhet të jetë mbi 20 vjeç.
- Përvoja e mëparshme përbën preferencë.
- Kërkohet patentë e klasit B.
- Nevojiten aftësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
Dokumentet e kërkuara