Përshkrimi
Infosoft Software Developer " FINANCA 5", një kompani me 35 vite përvojë në treg në fushën e zhvillimit dhe shitjes së programeve software, është në kërkim të një Ekonomisteje.
Detyrat
- Evidentimi i dokumentacionit të përditshëm.
- Komunikimi me klientë të caktuar përmes postës elektronike dhe kontakteve të tjera lidhur me ecurinë e proceseve të punës.
- Bashkëpunimi me ekipin teknik për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe për trajtimin e problemeve të konfigurimit ose çështjeve teknike.
- Verifikim i rregullt i portalit të Prokurimeve, App.gov.al.
- Përgatitja e dokumenteve për tenderë publikë në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik.
- Zhvillimi i korrespondencave dhe komunikimeve të ndryshme me Autoritetet, duke respektuar afatet ligjore dhe kërkesat e dokumentacionit të tenderit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik.
- Të ketë së paku 1 vit përvojë pune.
- Të zotërojë njohuri mbi programin financiar Financa 5.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Të dijë të bashkëpunojë me stafin dhe klientët në mënyrë profesionale.
- Të jetë në gjendje të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të tregojë korrektësi dhe përgjegjësi në realizimin e detyrave të ngarkuara.
- Të ketë aftësi të mira teknike në kontrollin dhe hartimin e dokumentacionit.