Përshkrimi
nfosoft Office sh.p.k, kompani lidere në tregun shqiptar për tregtimin e artikujve kancelarikë për zyra dhe shërbimet e printimit, ndër të tjera, kërkon të përfshijë në ekipin e saj energjik dhe ambicioz një Menaxher Shitje me përvojë.
Detyrat
- Gjen klientë të rinj dhe zhvillon marrëdhëniet me ta, duke krijuar mundësi për shtimin e shitjeve.
- Harton dhe vë në zbatim strategjitë për shitjen e produkteve të kompanisë.
- Shqyrton kërkesat e klientëve dhe u përshtat zgjidhje të personalizuara në përputhje me nevojat e tyre.
- Harton dhe administron raportet e shitjeve dhe aktivitetet periodike në përputhje me kërkesat e eprorit.
- Zotëron njohuri të hollësishme për produktet dhe shërbimet e Infosoft Office.
- Harton prezantime profesionale dhe oferta komerciale për klientët strategjikë.
Kualifikimet
Profesionisti që kërkojmë duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e larta.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë të suksesshme në menaxhimin e shitjeve dhe në shitjet në terren.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në negocim dhe komunikim.
- Të ketë aftësi analitike për interpretimin e performancës së shitjeve, objektivave dhe prirjeve të tregut.
- Të zotërojë njohuri të avancuara në MS Project, MS Office, PowerPoint etj.
- Të bashkëpunojë në mënyrë efektive dhe të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Të ketë përvojë në hartimin e raporteve dhe propozimeve komerciale.
- Të zotërojë Lejen e Drejtimit, kategoria B.
Çfarë ofron angazhimi në Infosoft Office?
- Përfshirje në një kompani me pozitë lidere dhe reputacion në treg.
- Një mjedis pune profesional, modern dhe me frymë bashkëpunimi.
- Mundësi për përparim në karrierë në shitje dhe menaxhim biznesi.
- Mbështetje dhe trajnime të vazhdueshme për rritjen profesionale.
Dokumentet e kërkuara