Infosoft Systems shpk po kërkon të shtojë në ekip një Jurist/e.
Detyrat
Të monitorojë zbatimin e legjislacionit që lidhet me Shoqëritë Tregtare, procedurat pranë QKB-së, kuadrin ligjor për pronarët përfitues dhe rregullat mbi inspektimin, si edhe të trajtojë çështjet konkrete që dalin në këto fusha.
Të përgatisë dhe të negociojë kontrata të natyrave të ndryshme, si kontrata shitjeje, qiraje dhe marrëveshje të ngjashme.
Të identifikojë ndryshimet në legjislacionin e biznesit dhe t’u përcjellë informacionin përkatës departamenteve dhe punonjësve që preken nga këto ndryshime.
Të hartojë prokura dhe autorizime të ndryshme sipas nevojave të kompanisë.
Të përgatisë shkresa me karakter administrativ për institucione të ndryshme.
Të përpunojë vendimet e asamblesë për kompanitë e grupit.
Kualifikimet
Diplomë universitare e nivelit të dytë nga Fakulteti i Drejtësisë.
Të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicionin e juristit/es.
Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.
Njohuri shumë të mira të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Shoqëritë Tregtare”.
Njohuri të mira të Ligjit nr. 9723/2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, përfshirë regjistrimin fillestar dhe pasues, ndryshimet statutore, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me ortakët dhe administratorët.
Njohuri të mira të Ligjit nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.
Njohuri shumë të mira të Kodit Civil.
Njohuri të mira të Kodit të Procedurës Civile.
Njohuri të mira të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
Njohuri të mira të legjislacionit që rregullon inspektimin në Republikën e Shqipërisë.
Njohuri të mira të Kodit të Punës dhe të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Aftësi shumë të mira analitike dhe kompetencë në zgjidhjen e çështjeve juridike.
Aftësi shumë të mira organizative dhe bashkëpunim i mirë në punë në grup.
Çfarë ofrojmë?
Paga: 70,000 - 100,000 lekë neto sipas nivelit të eksperiencës.
Një mjedis profesional, inovativ dhe i fokusuar te zhvillimi i vazhdueshëm.
Mundësi për trajnime.
Vlerësime periodike të performancës dhe rishikim page.
Sigurim shëndetësor privat.
Zyrë moderne në qendër të Tiranës.
Dokumentet e kërkuara
CV.
Dokumente të tjera që dëshmojnë kualifikimet.
Përshkrimi