Përshkrimi
Infotelecom EPC synon të punësojë një Inxhinier Elektrik Senior, i cili ka përvojë të konsoliduar në hartimin e projekteve, koordinimin teknik dhe mbikëqyrjen e realizimit të nënstacioneve elektrike dhe linjave të transmetimit të tensionit të lartë.
Specializimi i pozicionit përfshin projektimin dhe ndjekjen e punimeve në Nënstacione dhe Linja të Tensionit të Lartë (110 kV – 220 kV).
Angazhimi është me kohë të plotë pranë Gjonaj Group Holdings / Kompania Infotelecom EPC (Engineering, Procurement & Construction).
Përgjegjësitë
- Të hartojë, verifikojë dhe bashkërendojë projektet elektrike të nënstacioneve 110 kV, 220 kV dhe të niveleve më të larta.
- Të realizojë projektimin dhe bashkërendimin teknik të linjave të transmetimit të tensionit të lartë.
- Të përpilojë dhe kontrollojë dokumentacionin teknik, specifikimet e pajisjeve, përllogaritjet dhe vizatimet e projektit.
- Të bashkërendojë projektimin primar dhe sekondar me fushat e tjera të inxhinierisë.
- Të ofrojë asistencë teknike gjatë prokurimit, ndërtimit, testimit dhe komisionimit.
- Të monitorojë realizimin e projekteve në terren dhe të zgjidhë çështjet teknike që shfaqen gjatë zbatimit.
- Të punojë në bashkëpunim me klientët, furnitorët, nënkontraktorët dhe ekipet e brendshme EPC.
Kualifikimet e nevojshme
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Inxhinieri Elektrike; përparësi ka profili i sistemeve elektroenergjetike.
- Të zotërojë të paktën 5 vite përvojë profesionale në projektimin dhe ndjekjen teknike të nënstacioneve dhe linjave elektrike të tensionit të lartë.
- Të disponojë referenca të dokumentuara për projektimin e të paktën 5 nënstacioneve elektrike 110 kV etj., në të cilat ka marrë pjesë drejtpërdrejt si projektues.
- Të ketë përvojë në projektimin e linjave të transmetimit 110 kV, 220 kV dhe të tensioneve më të larta, duke përfshirë linjat ajrore dhe, kur është rasti, linjat kabllore.
- Të ketë përvojë në Primary Engineering që mbulon konfigurimin e nënstacioneve, skemat njëlinjëshe, përzgjedhjen dhe dimensionimin e pajisjeve primare, sistemet e tokëzimit dhe koordinimin e izolimit.
- Të ketë përvojë në Secondary Engineering për sistemet e mbrojtjes rele, kontrollit, automatizimit, matjes, SCADA, si edhe për skemat funksionale dhe të komandimit.
- Të zotërojë njohuri për projektimin e linjave të tensionit të lartë, nga përzgjedhja e përcjellësve dhe dimensionimi elektrik te koordinimi i izolimit dhe bashkërendimi me projektimin e shtyllave e themeleve.
- Të disponojë licencën profesionale përkatëse të projektimit në nivel Senior, me kategoritë që kërkohen për nënstacionet dhe linjat elektrike të tensionit të lartë sipas legjislacionit në fuqi.
- Të njohë në nivel të avancuar standardet ndërkombëtare IEC, EN dhe kërkesat teknike të operatorëve të transmetimit.
- Të njohë programet profesionale që përdoren për projektimin dhe analizën e sistemeve elektroenergjetike.
Kushtet e punësimit
- Punësimi është me kohë të plotë dhe kërkon angazhim të dedikuar pranë kompanisë.
- Roli përfshin pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në projekte EPC të infrastrukturës elektroenergjetike në Shqiperi dhe në rajon.
- Pozicioni parashikon bashkëpunim afatgjatë dhe përgjegjësi kyçe brenda ekipit të inxhinierisë.
- Ofrohet një paketë financiare konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës dhe kualifikimeve.
Dokumentet e kërkuara
- Një CV profesionale me informacion të detajuar.
- Diploma universitare së bashku me licencën profesionale.
- Një listë e projekteve të përfunduara, e shoqëruar me referenca për të paktën 5 nënstacione elektrike 110 kV e lart.
- Referenca nga projektet e linjave të transmetimit 110 kV, 220 kV ose të tensioneve më të larta, me përcaktim të rolit të kandidatit.