Përshkrimi i kompanisë
INDA është themeluar në vitin 2000 dhe prej më shumë se 25 vitesh operon në tregun e makinerive dhe pajisjeve profesionale. Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh për bujqësi, blegtori, kopshtari, enologji, industri dhe ndërtim.
Nëpërmjet bashkëpunimit me marka të njohura ndërkombëtare, INDA u ofron klientëve produkte cilësore dhe mbështetje profesionale, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe partnerët e saj në Shqipëri dhe në rajon.
Përshkrimi i pozicionit
INDA kërkon të punësojë një Drejtues Shitjesh për të menaxhuar dhe zhvilluar aktivitetin e shitjeve të kompanisë.
Personi që do të marrë këtë pozicion do të jetë përgjegjës për drejtimin e ekipit të shitjeve, ndarjen e objektivave dhe ndjekjen e rezultateve të punës. Gjithashtu, do të kujdeset për marrëdhëniet me klientët ekzistues, zgjerimin e portofolit të klientëve dhe identifikimin e mundësive të reja të biznesit.
Pjesë e detyrave do të jenë përgatitja dhe ndjekja e ofertave tregtare, negocimi me klientët dhe partnerët, monitorimi i shitjeve dhe hartimi i raporteve periodike. Në bashkëpunim me departamentet e tjera, do të sigurojë koordinimin e proceseve që lidhen me porositë, furnizimin dhe shërbimin ndaj klientëve.
Pozicioni është me kohë të plotë.
Kualifikimet
Mënyra e aplikimit
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e mësipërme janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e emailit: info@inda.al
Në subjektin e emailit ju lutemi të specifikoni: Aplikim për pozicionin Drejtues Shitjesh.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme të rekrutimit do të kontaktohen.