Ndertimtari & InxhinieriPrizren3 ditë më parëFull Time
KONKURS PUNE
IMN Tulltorja sh.p.k. – Landovicë, Prizren
IMN Tulltorja sh.p.k., kompani që ushtron veprimtarinë në fushën e prodhimit të materialeve ndërtimore, për fuqizimin e kapaciteteve të saj profesionale dhe zgjerimin e ekipit të punës, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në këto pozita:
INXHINIER I MEKANIKËS – 1 pozitë
Përgjegjësitë kryesore të punës:
Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e mirëmbajtjes mekanike të makinerive dhe linjave prodhuese.
Hartimi dhe zbatimi i planeve të mirëmbajtjes parandaluese.
Identifikimi, analizimi dhe zgjidhja e problemeve teknike që ndikojnë në procesin e prodhimit.
Mbikëqyrja dhe koordinimi i punës së ekipit të mirëmbajtjes mekanike.
Propozimi dhe zbatimi i masave për rritjen e efikasitetit, funksionalitetit dhe jetëgjatësisë së pajisjeve industriale.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara
Diplomë universitare në fushën e Inxhinierisë Mekanike ose Mekatronikës.
Njohuri profesionale në funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive dhe pajisjeve industriale.
Njohuri në planifikimin dhe organizimin e proceseve të mirëmbajtjes.
Përvoja e punës në industri dhe në procese prodhuese konsiderohet përparësi, por nuk është kusht përcaktues.
Aftësi organizative, analitike dhe komunikuese, si dhe aftësi për punë ekipore.
ELEKTRICIST I LINJËS – MË SHUMË POZITA
Përgjegjësitë kryesore të punës
Kryerja e mirëmbajtjes së rregullt dhe intervenimeve elektrike në makineri dhe linja prodhuese.
Identifikimi, diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike gjatë procesit të prodhimit.
Kontrollimi i instalimeve, pajisjeve dhe komponentëve elektrikë.
Riparimi dhe zëvendësimi i komponentëve elektrikë sipas nevojës.
Kontributi në parandalimin e ndërprerjeve të paplanifikuara të procesit të prodhimit.
Respektimi i procedurave teknike dhe rregullave të sigurisë në punë.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara
Shkollim i mesëm profesional në drejtimin elektrik ose kualifikim përkatës.
Njohuri bazë në mirëmbajtjen dhe riparimin e instalimeve dhe pajisjeve elektrike.
Njohuri në identifikimin dhe eliminimin e defekteve elektrike në makineri dhe linja prodhuese.
Përvoja e punës në mirëmbajtjen elektrike të pajisjeve industriale konsiderohet përparësi, por nuk është kusht përcaktues.
Përgjegjësi, përkushtim dhe gatishmëri për punë ekipore.
MEKANIK I LINJËS – MË SHUMË POZITA
Përgjegjësitë kryesore të punës
Kryerja e mirëmbajtjes së rregullt dhe intervenimeve mekanike në makineri dhe linja prodhuese.
Identifikimi, diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve mekanike gjatë procesit të prodhimit.
Kontrollimi i gjendjes teknike të pajisjeve, mekanizmave dhe pjesëve përbërëse të makinerive.
Kryerja e riparimeve dhe zëvendësimi i pjesëve mekanike sipas nevojës.
Kontributi në parandalimin e defekteve dhe ndërprerjeve të paplanifikuara të prodhimit.

Shkollim i mesëm profesional në drejtimin mekanik ose kualifikim përkatës.
Njohuri bazë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive, pajisjeve dhe mekanizmave industrialë.
Njohuri në sistemet hidraulike dhe pneumatike konsiderohen përparësi.
Përvoja e punës në mirëmbajtjen mekanike të pajisjeve industriale dhe linjave prodhuese konsiderohet përparësi, por nuk është kusht përcaktues.

ÇFARË OFROJMË NE?
Kompania jonë ofron kushte të përshtatshme pune dhe mundësi për zhvillim profesional, përfshirë:
Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme, në përputhje me pozitën dhe kualifikimin profesional.
Stimulim mujor (bonus shtesë) prej 5% deri në 20% mbi pagën bazë, i cili përcaktohet në bazë të kritereve të vlerësimit, kapacitetit dhe rezultateve të prodhimit.
Orar të rregullt pune me ditë të pushimit në përputhje me Ligjin e Punës.
Transport të organizuar për punëtorët.
Një shujtë cilësore ushqimi gjatë orarit të punës.
Kushte dhe pajisje të nevojshme për kryerjen e punës.
Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
MËNYRA E APLIKIMIT
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
Aplikimi përmes e-mailit
Kandidatët mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike:
ensar@tulltorja.com
Kandidatët që nuk posedojnë CV mund të aplikojnë duke e dërguar një e-mail me të dhënat e mëposhtme:
Emri dhe mbiemri;
Datëlindja;
Adresa e vendbanimit;
Kategoria e patentë-shoferit (nëse posedojnë);
Numri kontaktues.
Për kandidatët që aplikojnë për pozitat Elektricist dhe Mekanik, nese nuk posedojn CV, mjafton të dërgojnë një e-mail me emrin, mbiemrin, datëlindjen, adresën e vendbanimit dhe numrin kontaktues. Kjo nuk vlenë per poziten e Inxhinierit, ai duhet patjeter të nadërgoje CV.
Aplikimi fizik
Kandidatët mund të aplikojnë edhe duke u paraqitur drejtpërdrejt në Zyrën e Burimeve Njerëzore, në selinë e kompanisë në Landovicë, Komuna e Prizrenit.
AFATI I APLIKIMIT: 30 ditë nga data e publikimit të konkursit.
VËREJTJE: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.
IMN Tulltorja sh.p.k.
Afati: 5 dhjetor 2026