Përshkrimi
IMIA shpk po kërkon të angazhojë një Social Media Manager/e me qasje krijuese, i/e cili/a, përveç administrimit të përmbajtjes dhe strategjisë, ka zotërim të mirë të Canva për të realizuar materiale vizuale të pastra, estetike dhe tërheqëse për rrjetet sociale.
Detyrat
- Hartimi i postimeve statike, carousels, stories dhe banners me anë të Canva.
- Përshtatja e materialeve sipas identitetit vizual të brandit, duke respektuar ngjyrat, tipografinë dhe logot.
- Zhvillimi i shablloneve (templates) për përdorim të përditshëm.
- Konceptimi i ideve dhe përpilimi i teksteve tërheqëse (captions/descriptions) në shqip dhe anglisht.
- Përpunimi i ideve dhe realizimi i montazhit bazik për video të shkurtra (Reels).
- Organizimi i kalendarit mujor të publikimeve dhe publikimi i tyre në mënyrë të rregullt.
- Shfrytëzimi i mjeteve për planifikim automatik, si Meta Business Suite dhe të ngjashme.
- Menaxhimi i fushatave në Meta Ads.
- Ndjekja e performancës së publikimeve dhe përgatitja e raporteve mujore.
Kualifikimet
- Njohuri të Shkëlqyera të Canva: Aftësi praktike për të prodhuar dizajne profesionale, të strukturuara mirë dhe vizualisht tërheqëse me shpejtësi dhe cilësi.
- Sy për Detajin & Estetikën: Kuptim i qëndrueshëm për kompozimin vizual, balancën e ngjyrave dhe përdorimin e tipografisë.
- Përvoja: Përvojë e mëhershme në menaxhimin e rrjeteve sociale ose në krijimin e përmbajtjes vizuale; portofoli me punime të kaluara konsiderohet përparësi.
- Aftësi Shkruese: Shkrim i mirë në copywriting dhe përdorim korrekt i drejtshkrimit.
- Aftësi Organizative: Gatishmëri për të menaxhuar afatet dhe për t’i respektuar ato me përpikëri.