IDEA-M SHPK merret me tregtinë me shumicë dhe pakicë të materialeve shkollore e zyrtare dhe po kërkon anëtarë të rinj për ekipin e saj.
- Arkatare dhe Sektoriste (2) lokacioni PrishtinaMall
Kualifikimet për pozitën
- Të ketë kryer shkollën e mesme.
- Të zotërojë njohuri bazë në matematikë.
- Të komunikojë shumë mirë, të respektojë procedurat standarde të transaksioneve dhe të ketë gatishmëri për t'u shërbyer klientëve.
- Përvoja si arkatare ose sektoriste nuk është e detyrueshme, por konsiderohet përparësi.
Detyrat kryesore
- Të pranojë pagesat e klientëve dhe të kthejë shumën e saktë.
- Të adresojë çështjet që lidhen me transaksionet e klientëve.
- Të regjistrojë transaksionet me saktësi dhe në mënyrë efikase.
- Të vendosë produktet në rafte dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre.
- Të sigurohet që secili produkt të ketë çmimin e duhur dhe të jetë i pozicionuar mirë.
- T'i ndihmojë klientët të zgjedhin produktin e përshtatshëm.
Orari i punës: Kohë e plotë
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja duhet të përfshijë:
- Informata personale: emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit dhe adresën e email-it.
- Edukimi: emrin e institucionit, gradën e arritur dhe datat e përfundimit të shkollimit.