Përshkrimi
Shoqëria “Hydrodynamic Systems” Shpk po kërkon të angazhojë një Inxhinier Ndertimi.
Kualifikimet
- Arsimi: diplomë universitare Master (Master i Shkencave ose Master Profesional i integruar) në Inxhinieri Ndërtimi. Kërkohet diplomë e skanuar (Origjinale ose kopje e noterizuar).
- Të ketë mbi 3 vite përvojë të dokumentuar pune, të realizuar pas përfundimit të diplomës Master.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve inxhinierike, përfshirë AutoCAD, etj.
- CV e hollësishme që paraqet të gjithë aktivitetin profesional pas diplomimit.
- Vërtetime nga subjekte/institucione, projekte ose pjesë projektesh ku kandidati ka qenë bashkautor, si edhe certifikata kursesh apo specializimesh.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe administrim të dokumentacionit teknik.