Përshkrimi
Kompania është në kërkim të një Agjent Blerje.
Detyrat
- Të hulumtojë, të identifikojë dhe të zgjedhë furnitorë për pjesë këmbimi dhe pajisje teknike.
- Të vlerësojë dhe të analizojë ofertat e furnitorëve me qëllim sigurimin e çmimeve konkurruese, cilësisë së lartë dhe përputhjes me kërkesat teknike.
- Të negociojë çmimet, kushtet tregtare dhe afatet e furnizimit me furnitorët.
- Të kujdeset për realizimin e porosive dhe respektimin e afateve të dorëzimit.
- Të administrojë evidenca të sakta për blerjet dhe të përgatisë raporte mbi inventarin dhe prokurimet.
- Të menaxhojë stokun, të ndjekë porositë dhe të sigurojë që materialet të jenë të disponueshme.
- Të bashkëpunojë ngushtë me ekipet teknike, të mirëmbajtjes dhe departamente të tjera për të përcaktuar nevojat dhe për të përmirësuar vazhdimisht proceset e blerjes.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose në fusha të afërta.
- Të ketë mbi 4-5 vjet eksperiencë profesionale në sektorin e blerjeve, përfshirë përvojë të rëndësishme në blerjen e pjesëve të këmbimit dhe pajisjeve teknike.
- Të zotërojë njohuri bazë në AutoCAD 2D & 3D, paketën Microsoft Office dhe programe të tjera inxhinierike.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në nivelin C2, si në komunikim ashtu edhe në shkrim.
- Të tregojë fleksibilitet në orarin e punës dhe aftësi për të punuar në grup.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe negociuese, si edhe kompetencë në menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët.