Përmbledhja e punës
Hoxha Hidrosanitare kërkon një Ekonomiste që të mbulojë administrimin e përditshëm të financave, duke respektuar vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë.
Për këtë pozicion ofrohet pagesë e kënaqshme.
Përgjegjësitë
- Të hedhë në regjistra faturat e shitjeve dhe blerjeve që lidhen me shpenzimet dhe të ardhurat.
- Të regjistrojë veprimet e magazinës dhe të rakordojë lëvizjet e materialeve.
- Të monitorojë ecurinë e shlyerjes së pagesave nga klientët.
- Të verifikojë shpenzimet dhe të ardhurat e realizuara gjatë çdo muaji.
- Të kryejë rakordimet me bankat, të kontrollojë balancat mujore të llogarive dhe të regjistrojë në kontabilitet veprimet e llogarive bankare.
- Të mbajë nën ndjekje detyrimet ndaj furnitorëve dhe nënkontraktorëve.
- Të përpilojë urdhërpagesat.
- Të hartojë raporte financiare për periudhat 1 mujore, 6 mujore dhe 1 vjecare.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar studimet e larta, mundësisht në financë, kontabilitet ose ekonomi.
- Të komunikojë mirë dhe të jetë e aftë të bashkëpunojë në grup.
- Të njohë përdorimin e programit Bilanci.
- Të zotërojë aftësi për përdorimin e kompjuterit.
- Të ketë njohuri bazë të paketës Microsoft Office, përfshirë Exel, Word dhe Powerpoint.
- Të zotërojë njohuri bazë në Anglisht ose Italisht.
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune.
Dokumentet e kërkuara