Përshkrimi
Hoxha Hidrosanitare kërkon të angazhojë një Ekonomiste, e cila do të mbajë përgjegjësi për administrimin e përditshëm të financave, duke vepruar në përputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë.
Detyrat
- Të evidentojë faturat e shitjes dhe të blerjes, si për shpenzimet ashtu edhe për të ardhurat.
- Të regjistrojë veprimet e magazinës dhe të bëjë përputhjen e lëvizjeve të materialeve.
- Të monitorojë ecurinë e pagesave nga klientët.
- Të verifikojë shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara.
- Të bëjë rakordimet me bankat, balancat mujore të llogarive dhe regjistrimet bankare në kontabilitet.
- Të ndjekë detyrimet ndaj furnitorëve dhe nënkontraktorëve.
- Të plotësojë urdhër-pagesat.
- Të hartojë raporte financiare mujore, 6 mujore dhe vjetore.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, me përparësi në degët financë, kontabilitet ose ekonomi.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunojë mirë në grup.
- Të ketë njohuri mbi programin financiar Financa 5.
- Të dijë të përdorë kompjuterin.
- Të ketë njohuri bazë të paketës Microsoft Office (Exel, Word, Powerpoint).
- Të ketë njohuri themelore në gjuhë të huaja, Anglisht ose Italisht.