Përshkrimi
Hoxha Hidrosanitare po kërkon të angazhojë një Ekonomiste, e cila do të kujdeset për administrimin e përditshëm financiar, në përputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë.
Ofrohet pagë e kënaqshme.
Detyrat
- Hedhja në sistem e faturave të shitjes dhe blerjes, si edhe e shpenzimeve dhe të ardhurave.
- Regjistrimi i veprimeve të magazinës dhe harmonizimi i lëvizjeve të materialeve.
- Monitorimi i ecurisë së pagesave nga klientët.
- Verifikimi i shpenzimeve dhe i të ardhurave mujore të realizuara.
- Barazimi me bankat i gjendjeve mujore të llogarive dhe regjistrimi kontabël i llogarive bankare.
- Ndjekja e detyrimeve ndaj furnitorëve/nënkontraktorëve.
- Përgatitja e urdhër-pagesave.
- Hartimi i raporteve financiare 1 mujore, 6 mujore dhe 1 vjecare.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; preferohen studimet në financë, kontabilitet ose ekonomi.
- Të komunikojë mirë dhe të ketë aftësi për punë në ekip.
- Të njohë programin financiar Financa 5.
- Të jetë e aftë në përdorimin e kompjuterit.
- Të ketë njohuri bazë të paketës Microsoft Office (Exel, Word, Powerpoint).
- Të zotërojë në nivel bazë Anglisht ose Italisht.
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune.