Përshkrimi
Kërkojmë një Kuzhinier të kualifikuar dhe të përkushtuar për t'u bërë pjesë e ekipit tonë.
Detyrat
- Udhëheqja dhe koordinimi i përditshëm i ekipit të kuzhinës.
- Planifikimi i përgatitjeve për mëngjesin buffet, drekën dhe darkën à la carte.
- Hartimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i menuve.
- Ruajtja e standardeve të larta për shijen, cilësinë dhe paraqitjen e ushqimit.
- Mbikëqyrja e shpenzimeve ushqimore dhe përdorimit të produkteve.
- Administrimi i porosive dhe bashkërendimi me furnitorët.
- Trajnimi dhe ngritja profesionale e stafit të kuzhinës.
- Njohja dhe zbatimi i kërkesave të higjienës, HACCP dhe sigurisë ushqimore.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në pozitën e Kuzhinjerit.
- Njohuri të mira të kuzhinës Mediterrane dhe Italiane.
- Aftësi për hartimin e menuve dhe standardizimin e recetave.
- Shkathtësi të theksuara në udhëheqjen dhe menaxhimin e ekipit.
- Aftësi për të organizuar dhe frymëzuar stafin e kuzhinës.
- Njohuri për kontrollin e cilësisë, kostove dhe porcioneve, si edhe për reduktimin e mbetjeve.
- Njohuri të mira për higjienën dhe sigurinë e ushqimit.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të administruar shërbime me volum të lartë.
- Kreativitet, disiplinë, komunikim dhe kujdes ndaj hollësive.
Çfarë ofrojmë:
- Rol udhëheqës në një hotel 4-yje.
- Mjedis profesional me ekip bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas eksperiencës dhe kualifikimeve.
Kërkohet një person energjik, komunikues dhe i apasionuar pas mikpritjes, kafesë dhe artit të përgatitjes së pijeve.