• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Hotel Garden

Recepsioniste

Hotel Garden
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemPrishtinë6 ditë më parëFull Time

Pozita: Recepsioniste
Kompania: Hotel Garden

Përshkrim i shkurtër:
Hotel Garden shpall konkurs për pozitën Recepsioniste. Kërkojmë një person të komunikueshëm, të përkushtuar dhe mikpritës, i/e gatshëm/gatshme të ofrojë shërbim cilësor për mysafirët tanë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëpritja me mirësjellje e mysafirëve gjatë arritjes dhe largimit nga hoteli.
  • Sigurimi i një atmosfere të ngrohtë dhe profesionale gjatë gjithë qëndrimit të tyre.
  • Dhënia e informacioneve të nevojshme për shërbimet e hotelit, atraksionet lokale dhe ofertat promocionale.
  • Regjistrimi dhe mirëmbajtja e të dhënave të mysafirëve.
  • Menaxhimi i rezervimeve dhe kërkesave të mysafirëve.
  • Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara.
  • Komunikimi me mysafirët potencial dhe rikontaktimi i tyre sipas nevojës.
  • Bashkëpunimi me stafin për të përmbushur kërkesat e mysafirëve.
  • Përgjegjësi të tjera sipas kërkesës së menaxherit.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri e gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë përparësi).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe mikpritjeje.
  • E motivuar dhe e gatshme për të punuar nën presion dhe jashtë orarit, nëse kërkohet.
  • Përvoja e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi.

Orari i punës:

  • Puna organizohet me ndërrime sipas nevojës së hotelit.
  • Punonjësja ka të drejtë në dy ditë pushimi gjatë javës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar me fotografi (format i vogël).
  • Përshkrim të eksperiencave të mëparshme.
  • Rekomandime nga vende të mëparshme pune (nëse ka).