Përshkrimi
Kompania "Hidrokonstruksion 5 sh.p.k" është në kërkim të një Inxhinier Ndertimi me përvojë në zbatimin e projekteve të ndërtimit.
Përmbledhja e pozitës:
- Ndjek dhe bashkërendon proceset e ndërtimit, me fokus të veçantë te rikonstruksioni i objekteve civile.
- Siguron kontrollin e cilësisë për materialet dhe mbikëqyr respektimin e standardeve teknike në kantier.
- Realizon matje në terren dhe konfirmon volumet e punimeve të përfunduara.
- Organizon punën mes stafit teknik, nënkontraktorëve dhe ekipeve operative.
- Kërkohet njohuri e mirë e paketës Office dhe AutoCad.
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi.