SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
Dy (2) Agjentë për Pranim dhe Dorëzim të Veturave (Rent a Car)
Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"
Orari i punës
- Puna zhvillohet 6 ditë në javë.
- Orari organizohet në dy ndërrime: 08:00 – 16:00 dhe 16:00 – 24:00.
Përgjegjësitë
Në këtë rol, personat e angazhuar do të kenë këto detyra:
- T'u dorëzojnë klientëve veturat, t'ua prezantojnë automjetin dhe të regjistrojnë çdo dëmtim ekzistues para dorëzimit.
- T'i pranojnë veturat pas kthimit dhe të bëjnë inspektimin e tyre për dëmtime të mundshme.
- Të verifikojnë pastërtinë e automjeteve pas çdo përdorimi, duke u siguruar që asnjë veturë të mos jepet pa kaluar pastrimin dhe kontrollin e cilësisë.
- Të kryejnë kontroll dhe testim bazik të automjeteve për probleme të mundshme mekanike, në mënyrë që ato të jenë teknikisht në rregull dhe të sigurta për klientët.
- Të njoftojnë përgjegjësin e flotës për çdo dëmtim apo parregullsi të vërejtur.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Kërkohen njohuri bazike të gjuhës angleze.
- Nevojiten aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim i lartë në shërbim ndaj klientit.
- Kandidati duhet të jetë i aftë t'u përgjigjet kërkesave të klientëve në mënyrë profesionale.
- Kërkohen shkathtësi të mira organizative dhe menaxhim efikas i kohës.
- Vlerësohen përgjegjësia, saktësia dhe kujdesi ndaj detajeve.
- Patentë shoferi e kategorisë B është e obligueshme.
- Përvoja paraprake në një pozitë të ngjashme konsiderohet avantazh.
Dokumentet e kërkuara