Përshkrimi
Helti Construction është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për rolin Inxhinier/e Ndërtimi/Mekanik.
Detyrat
- Të zotërojë njohuri dhe përvojë pune, me përparësi në fushën e përpunimit të fasadave prej xhami, si edhe të dyerve dhe dritareve prej alumini.
- Të ketë njohuri të avancuara për zbatimin dhe realizimin e projekteve.
- Të jetë në gjendje të përgatisë preventivat, situacionet mujore dhe dokumentet që lidhen me proceset e përfunduara.
- Të hartojë dhe verifikojë dokumentacionin tekniko-ligjor, përfshirë procesverbalet, librezat e masave dhe situacionet.
- Të monitorojë vazhdimësinë dhe mbarëvajtjen e proceseve të punës në repart.
- Të udhëheqë dhe të mbikëqyrë ekipin që punon në repart.
- Të zbatojë me korrektësi të lartë rregullat e sigurisë, shëndetit dhe punës.
- Të tregojë angazhim maksimal gjatë gjithë orarit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet me diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë.
- Të posedojë të paktën 3 vjet përvojë pune, me përparësi në sektorin e aluminit.
- Të njohë dhe të përdorë programet Autocad office.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, si edhe të një gjuhe tjetër.
- Të shfaqë aftësi shumë të mira organizimi dhe komunikimi.
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese në të njëjtën kohë.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike në MS Office, veçanërisht nivel të avancuar në MS Excel.
- Të ketë aftësi organizative dhe analitike për zgjidhjen e problemeve teknike.
Ofrohet
- Kushte të favorshme pune.
- Një ambient pune miqësor dhe me frymë bashkëpunimi.
Adresa: Rruga: Arkitekt Sinani, Kashar, Autostrada Tiranë-Durrës km 7.