Përshkrimi
Helti Construction është në kërkim të një Inxhinier/e të përshtatshëm për këtë rol.
Detyrat
- Të zotërojë njohuri dhe përvojë pune, me përparësi në fushën e përpunimit të fasadave të xhamit, si edhe të dyerve dhe dritareve prej alumini.
- Të ketë njohuri shumë të mira për zbatimin dhe realizimin e projekteve.
- Të jetë në gjendje të përgatisë preventivët, situacionet mujore dhe dokumentet që lidhen me proceset e kryera.
- Të merret me hartimin dhe verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, përfshirë procesverbalet, librezat e masave dhe situacionet.
- Të ketë aftësi për të ndjekur dhe mbikëqyrur ecurinë e proceseve të punës në repart.
- Të udhëheqë dhe të mbikëqyrë stafin që punon në repart.
- Të zbatojë me korrektësi të lartë rregullat e sigurisë, shëndetit dhe punës.
- Të tregojë angazhim maksimal gjatë gjithë orarit të punës.
Kualifikimet
- Diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë.
- Së paku 3 vjet përvojë pune, ndërsa përvoja në sektorin e aluminit konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve Autocad office.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze, si edhe një gjuhë tjetër.
- Të ketë aftësi shumë të mira në organizim dhe komunikim.
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese në të njëjtën kohë.
- Të ketë shkathtësi të mira në përdorimin e kompjuterit dhe të MS Office, veçanërisht njohuri të avancuara në MS Excel.
- Të posedojë aftësi organizative dhe analitike për zgjidhjen e problemeve teknike.
Ofrohet
- Kushte të mira pune.
- Mjedis miqësor dhe bashkëpunues.
Adresa: Rruga: Arkitekt Sinani, Kashar, Autostrada Tiranë-Durrës km 7.