Rreth Heb's Kosova
Heb's Kosova renditet ndër kompanitë kryesore dhe me zgjerimin më të shpejtë në sektorin e gastronomisë në Kosovë. Aktualisht operon në 29 lokacione dhe ka mbi 1,500 punonjës, duke u shërbyer çdo ditë mijëra klientëve me produkte cilësore dhe shërbim në nivel të lartë.
Në kuadër të kompanisë, rëndësi e veçantë u jepet njerëzve si vlera më e madhe. Për këtë arsye, kompania investon vazhdimisht në ngritjen profesionale të stafit, nxit një kulturë bashkëpunimi, meritokracie dhe inovacioni, si dhe krijon mundësi konkrete për zhvillim dhe avancim profesional.
Për shkak të zgjerimit të ekipit, kompania është në kërkim të një Menaxher/e për Marketing me përkushtim, organizim dhe fleksibilitet, për të udhëhequr dhe mbështetur departamentin në fazën e tij të rritjes dhe zhvillimit. Kjo pozitë është e përshtatshme për kandidatë që synojnë të angazhohen në një kompani dinamike, me standarde të larta profesionale dhe me kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe përmirësimin e vazhdueshëm.
Pozita zhvillohet në Çagllavicë dhe orari i punës është I plotë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të përgatisë, zhvillojë dhe zbatojë strategjinë e marketingut në përputhje me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata të kompanisë.
- Të organizojë dhe menaxhojë fushata të marketingut digjital dhe tradicional, përfshirë Social Media, Google Ads, Email Marketing, SEO/SEM dhe media tradicionale.
- Të analizojë tregun, të dallojë trendet dhe të përcjellë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet e konkurrencës.
- Të kontribuojë në zhvillimin dhe fuqizimin e identitetit të brendit, duke garantuar komunikim të njëtrajtshëm dhe profesional.
- Të administrojë buxhetin e marketingut dhe të optimizojë kostot me qëllim rritjen e ROI.
- Të përgatisë raporte periodike për ecurinë e fushatave dhe t’ia paraqesë rezultatet menaxhmentit.
- Të bashkëpunojë me ekipet e shitjes dhe me departamentet e tjera për të siguruar harmonizim strategjik.
- Të mirëmbajë dhe menaxhojë raportet me partnerë, agjenci marketingu dhe furnitorë.
- Të planifikojë aktivitete promovuese, lansime dhe ngjarje PR.
Kualifikimet e nevojshme për aplikim
- Të ketë diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose në një fushë të afërt.
- Të posedojë së paku 3 vite përvojë pune në marketing.
- Të ketë njohuri të avancuara në marketing digjital.
- Të dëshmojë aftësi shumë të mira në organizim dhe komunikim.
- Të ketë shkathtësi analitike dhe orientim të qartë drejt rezultateve.
- Të njohë gjuhën angleze.