HEB’S ALBANIA KËRKON KOORDINATORE MARKETINGU
Nëse je kreative, e organizuar dhe të pëlqen të kthesh idetë në fushata konkrete, bëhu pjesë e ekipit tonë!
Përgjegjësitë kryesore:
- Koordinimi dhe ndjekja e fushatave të marketingut për të gjitha pikat e Heb’s.
- Planifikimi i përmbajtjes për rrjetet sociale dhe koordinimi i realizimit të saj.
- Bashkëpunimi me dizajnerë, krijues përmbajtjeje, influencerë dhe partnerë.
- Organizimi i aktiviteteve dhe promocioneve në restorante.
- Ndjekja e përgatitjes dhe vendosjes së materialeve promocionale.
- Raportimi mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatave.
Kërkesat:
- Arsim i lartë në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në marketing.
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe pune në ekip.
- Njohuri të platformave Instagram, TikTok dhe Facebook.
- Kreativitet, iniciativë dhe kujdes ndaj detajeve.
Ofrojmë:
- Pagë sipas eksperiencës dhe aftësive.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Përfshirje në projekte dhe fushata të ndryshme të markës.
- 📩 Për të aplikuar, dërgo CV-në me subjekt “Koordinatore Marketingu” në: hr@hebsalbania.com
📍 Tiranë